Qull me sallam Turist

Përbërësit:

  • 1 vezë
  • 2 lgj miell
  • 2-3 thelbi hudhër
  • Pak kripë
  • 2 gota ujë
  • 100 gr kaçkavall i grirë
  • 1 lgj gjalpë
  • Sallam Tona

Përgatitja:

Në tigan skuqim sallamin dhe më pas e largojmë, po aty shtojmë qullin që kemi bërë me vezën, miellin, hudhrat dhe ujin. Sapo të formohet qulli, shtojmë djathin kackavall, gjalpin dhe sallamin e skuqur sipër.