Pak orë pas publikimit të verdiktit të UEFA-s mbi ndeshjen e shumë përfolur Serbi – Shqipëri, sportdashësit nga të gjitha trevat shqiptare kanë protestuar dhe në masë në facebook. Më konkretisht në faqen zyrtare të UEFA-s, postimi ku njoftohet vendimi mbi këtë ndeshje është bombarduar me mijëra komente me ashtagun “#UEFAsayYesToRacism” (UEFA thuaji Po Racizmit).

Deri më tani janë mbi 60 mijë komentet në fjalë, dhe vetë shprehia “UEFA thuaj Po Racizmit” është një protestë që ironizon dhe sloganin historik të kësaj organizate futbolli: “Thuaji jo racizmit”.

“Ky vendim nuk është i drejtë. Ju patë gjithçka, por përsëri preferuat të ishit të padrejtë”- komenton një sportdashëse. Gjithashtu një përdorues tjetër i rrjetit social i drejtohet drejtpërdrejt UEFA-s: “UEFA, futbolli nuk është politikë, është thjesht një lojë. Respekto sloganin tënd”.

Uefa thuaji po racizmit






































Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)