Facebook-un na e morën politikanët
Moda e facebook po i tërbon të gjithë. Në facebook e twitter gjen gjithçka, foto, lajme, opinione, pakënaqësi, statuse të këndshme dhe të pakëndshme. Shkurt, për ne gazetarët një burim i madh informacioni i dorës së parë, që më vonë duhet punuar, ripunuar, vlerësuar, hetuar, etj etj.
Moda e facebook po i tërbon të gjithë. Në facebook e twitter gjen gjithçka, foto, lajme, opinione, pakënaqësi, statuse të këndshme dhe të pakëndshme. Shkurt, për ne gazetarët një burim i madh informacioni i dorës së parë, që më vonë duhet punuar, ripunuar, vlerësuar, hetuar, etj etj. Nëse kërkon një dokument nga zyrat e shtypit në institucione të ndryshme, nuk ke nevojë të shkosh në asnjë zyrë qeverie: e gjen në facebook. Nëse është ndonjë projekt i “fshehtë” me anë të errta dhe të pasqaruara mirë, e gjen po në facebook, por nga e deputetëve opozitarë. Nëse do t’i numërosh deputetët në sallën e Kuvendit, mos prit procesverbalin e institucionit. Në kohë reale, deputetët i hedhin fotot dhe faktet në facebook. Nëse kërkon të dish se ç’bën Berisha në mbledhje qeverie, mos dërgo kot gazetarë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Berisha është duke folur, por në profilin e tij, gjithçka vendoset në kohë reale. Nëse do të dish se ç’bën Jozefina takime nga mëngjesi deri në darkë, mos shko te zyra e shtypit, rri në zyrën tënde dhe e ke aty. Mbetet të shohim shumë shpejt dhe dekretet e presidentit Bujar Nishani...mbetet të shohim edhe dosjet hetimore, gjejmë çdo lloj të kërkuari në facebook. Pas urdhërit gojor të fundit të kryeministrit, më shumë se 70 deputetë të PD janë bërë aktivë në faqet e tyre në facebook. Nuk presin njerëz, nuk mbledhin drejtorë, nuk bëjnë më mbledhje e analiza: Janë gjithë kohës online në facebook. Madje një mik po më thoshte në kofidencë se në orën 11.00 të paradites së të premtes, ia kishte filluar një muhabet për shtatë palë qejfe në facebook me dy ministra njëkohësisht. Unë mendoj që kryeministrit t’i propozojmë një rregullore, dikush duhet ta marrë përsipër ta hartojë: ndoshta shoqëria civile. Dhe të përcaktohen: oraret kur qëndrohet në facebook; mënyra sesi duhet të komunikohet; cilat janë fotot që mund të hidhen dhe cilat jo; vendimet që duhet të diskutohen dhe ato që nuk negociohen. Të bëhet një propozim që zyrat e shtypit të mbyllen, dhe materialet t’u jepen gazetarëve nëpërmjet facebook.
Nuk e diskutojmë kryetarin e PS Edi Rama, i cili, duhet thënë se më shumë se facebook-un ka për zemër twitter-in, por prej modës së tij, janë të gjithë mesa shihet në këtë “lojë virtuale”.
***
Eh, sigurisht e gjitha është shumë ironike apo jo. Politikanët i kemi në gazetat tona të përditshme; hapim televizionet dhe janë në kronikat e para dhe në prime time në emisionet e mbrëmjes; i shohim edhe nëpër rrugë; nuk e kanë hallin të dëgjojnë se çfarë u thua dhe për çfarë ankohesh. Janë gati të të thotë: Qëndro drejt! Më përqafo pak! Duhet të bëjmë një foto, sepse do e hedh në facebook. Dhe ti i kthehesh: Po prit mor djalë (apo vajzë) se dua të të qaj hallin! A jo, s’jemi për halle, jemi për facebook.
E tani me këtë lloj mode, po na dalin gjithandej sa hapim kompjuterat. Duam s’duam, fotot e tyre na dalin përpara; statuset e tyre; propozimet e tyre; humbi qëllimi i facebook si një mënyrë kontakti virtual me njerëz që nuk i ke parë prej kohësh. Të duhen orë të tëra për t’i kërkuar.
Luftoni shqiptarë, duket se na e morën edhe facebook-un, aty ku gjejmë të vetmet të vërteta të thëna nga njerëzit apolitikë.
PS: I dhashë urdhër IT në gazetën shqiptarja.com që të mbyllte të gjitha faqet facebook në gjithë redaksinë, duke e lënë vetëm një kompjuter. Gazetarët që i shohin statuset e politikanëve në redaksi, çdo moment të kujtojnë se çfarë ka thënë “x” apo “y”. Dhe ti nxehesh duke thënë: Akoma nuk e ke filluar shkrimin? Merresh me llogje politikanësh?
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.5%
-
Jo
79.1%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 296
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21