Ende nën ethet e pritjes së vendimit të Gjykatës për arrestimin e tij, Sali Berisha mbajti sot një konferencë shtypi, ku deklaroi se kishte “fakte” të tjera për inceneratorin e Tiranës. Ai solli si provë një tabelë excel-i, të marrë nga një publikim zyrtar i Ministrisë së Financave për koncensionet/PPP, duke pretenduar se Bashkia e Tiranës kishte alokuar një fond prej 12 mln euro për inceneratorin e Tiranës për vitet 2024, 2025 dhe 2026. Sipas tij, edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës kishte bërë një alokim fondesh për inceneratorin, duke parashikuar dy herë financim për të njëjtin zë.
Por, nga një verifikim i thjeshtë që i bëmë dokumentit të Buxhetit të Shtetit, i cili është publik dhe mund të verifikohet nga të gjithë, rezultoi se as Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe as ndonjë ministri tjetër nuk ka parashikuar fonde për inceneratorin e Tiranës për vitet 2024, 2025 dhe 2026.
Institucioni i vetëm që ka bërë këtë parashikim, sipas ligjit dhe detyrimeve që ka, është Bashkia e Tiranës.
Nuk dihet nëse kjo gafë e Sali Berishës është e qëllimtë ose jo, por gjithsesi logjika të shpie në dy përfundime të mundshme:
1. Ose personat që i kanë servirur Sali Berishës këtë “provë” të re janë të paaftë nga kapaciteti për të kuptuar një dokument si Buxheti i Shtetit (dhe kjo është diçka e kuptueshme për Belind Këlliçin, i cili s’ka punuar asnjë ditë në jetën e tij, por është e papranueshme për Berishën, i cili e ka drejtuar vendin si kryeministër);
2. Ose në këtë rast kemi të bëjmë thjesht me disa mashtrues kronikë, që përpiqen të gënjejnë opinionin publik
Tabela e publikuar nga Berisha
K.M/B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3071
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur
27 Nëntor, 20:30
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës
27 Nëntor, 18:18
POSHT PPSH KOMUNISTE MË NË KRYE EDVIN SHKJAUN SHQIPFOLËS
PërgjigjuTe dy palet jane njesoj!! Hajdute dhe mashtruse ,shteti ka rene nderi sa Saliu tallet me drejtesin duke kerkuar dhjete here perjashtimin e gjyqtares dhe gjykata nuk thote se i jemi pergjigjur njehere po i behet aksidente makines se djalit gjyqtares ajo dhe mundet te jete frikesuar dhe eshte ne gjendje shoku ketu ka fituar krimi dhe ka rene shteti duhet te heqindore dhe shkojme para zgjedhjeve te parakohshme dhe drejtesia e re eshte gjunjezuar ose nuk jane te zotet ,ka rene. Fatale!!
PërgjigjuMbase Bora ka te drejte, por ne kete deherexhe qe kane perfunduar si te majte dhe te djathte, zgjedhjet e parakohshme nuk do prodhonin asgje pozitive pasi dhe populli nuk eshte i gatshem te perqafoje zgjidhje qe ofrojne figura te paperlyera me pare... Ndaj mbetemi ne situate teper deshperuese...
O njerez! Eshte psikopat i lindur.. Gjynah per kete vend qe e pati per rrisk☹️
PërgjigjuSaliu eshte nje ndyrsire qe duhet te zhduket nga politika shqiptare po sa per inceneratorin dhe lalin boll ju bet mburoje se eshte vjedhja me e madhe sado ju e mbroni se ju dha ndertesen dhe e keni sponsor. Mediat jane te kapura ne shqiperi nga bashkia dhe qeverria.korrupsioni ne kufijte maksimal.
Përgjigju