Fadil Berisha merr shtetësinë shqiptare

Fadil Berisha merr  shtetësinë shqiptare
Fotografi i njohur Fadil Berisha ka marrë para tre ditësh me dektet të presidentit Bujar Nishani shtetësinë shqiptare. Në njoftimin e publikuar nga
Presidenca shënohej:
"Në mbështetje të nenit 92, pika "c" dhe 93, të Kushtetutës, si dhe nenit 9 e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 "Për shtetësinë shqiptare", të ndryshuar, bazuar në propozimin e Ministrit të Brendshëm, i jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tij personit të mëposhtëm: Fadil Hamza Berisha...". Dekreti mban datën 07.01.2013.

 Fotografi i njohur që ushtron aktivitetin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë vlerësime të shumta për promovimin e një varg artistësh shqiptar në botë.


Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 10 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz