Fadil Hysa: Drama shqipe s’duhet
injoruar, të shpëtohet nga plagjiatura

Fadil Hysa: Drama shqipe s’duhet<br />injoruar, të shpëtohet nga plagjiatura
TIRANE- Dramaturgu dhe regjisori i njohur kosovar Fadil Hysa ka qenë një nga drejtuesit e takimit dyditor që u mbajt në Tiranë më 15 dhe 16 prill për dramaturgjinë shqipe, së bashku me dramaturgët Ruzhdi Pulaha dhe Bashkim Hoxha. Ai e quan një takim të vonuar, sepse është lejuar të thellohet ndër vite kriza e teatrit shqip.
 
Zoti Fadil, sa i domosdoshëm ishte ky takim dyditor për dramaturgjinë shqipe në Tiranë?
 
-Është takim shumë i vonë për shkak të krizës në të cilën është dramaturgjia shqiptare dhe teatri shqiptar. Kjo është një nismë e mbarë dhe janë fokusuar disa tema dhe drama shqipe nuk mund të injorohet si deri tani dhe të mbulohet me drama sezonale që vijnë si plagjiatura nga ndikimet ose nga regjisorë që nuk kanë guxim të grupohem nga ato tema që janë pjesë e jetës shqiptare
 
Cilat nga pikat më të rëndësishme të propozimeve që u hodhën këtu patën afeksion edhe për ju?
 
-Është e rëndësishme që duhet të ketë një forum që t’i përgjigjet problemeve të dramës shqipe në hapësirën etnike, të evidentohen temat dhe problemet shqiptare psikologjike, sociale, kulturore dhe të gjendet mënyra sesi të sjellin ndjeshmëri dhe te merren në drama ato probleme që e sjellin publikun në sallë. Publiku nuk është i interesuar të përjetojë tema dhe probleme të cilat janë të huaja për të. Ka nevojë teatri shqiptar për dramën e re shqipe.  
 
Çfarë e paska bërë kaq të kërkuar një dramë për figurën e Enver Hoxhës, që e aprovoi dhe drejtori i Teatrit Kombëtar të Tiranës Hervin Çuli?
 
-Kjo është çështja e producentit që ka interes, sepse kihet parasysh që doli një libër për Enver Hoxhën dhe është bërë bestseller. Pra ka interes për këto figura, për Ahmet Zogun, për Enver Hoxhën, dhe duhet të jenë në skenë ato figura që kanë bërë diccka në histori. Është një qasje interesante. Nuk e di a do të jetë rezultateve, por që duhet të okupohemi me ngjarjet dhe problemet që ka audienca shqiptare, është e domosdoshme.

Shkrimi u publikua sot (17.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan