Fadil Kepi: Si të transferoni
pensionin në njësinë ku banoni

Në studion e Report Tv, në emisionin Këndi i Ekspertit si çdo të premte ka qenë i ftuar eksperti Fadil Kepi, me rubrikën “Pensioni im”, nën moderimin e gazetares Valbona Mhilli.

Eksperti ka dhënë një informacion të detajuar për shikuesit shqiptarë mbi problematikën e pensioneve. Telefonatat kanë qenë të shumta dhe gjithashtu nuk kanë munguar as letrat dhe komentet në faqen e Facebook-t të “Shqiptarja.com”.  

Letër nga një mjek i cili në vitin 2017 ka dalë në pension dhe Ministria e Shëndetësisë e kanë ftuar përsëri të rifillojë punë dhe  pyetja që ka shtruar ka qenë: Si do trajtohem financiarisht dhe a do më ndërpritet pensioni?
Me Ministrinë e Shëndetësisë, apo me spitalin përkatës, një kopje e kësaj kontrate do të dërgohet në Agjencinë e  Sigurimeve Shoqërore, me qëllim që ti ndërpritet pensioni. Mbasi rifillon punë për një afat kohe 6 muaj, 2 vjet, për këtë periudhë kohe që ka punuar dhe ka marrë rrogë, do t’i dalë prapë në pension. Por kur të dalë në pension sipas nenit 19 të ligjit të Sigurimeve Shoqërore,  për çdo muaj që ka punuar pasi ka dalë në pension, do të marrë 0.5 % pension. Kur të shkojë përsëri për të dalë në pension, dhe pensioni nuk fillon në atë shumë që ai ja ka lënë, po nëse ka punuar dy vjet dhe për këto dy vite, p.sh nga viti 2017 deri në vitin 2019, qeveria që ka kompetencë dhe që rrit pensionet, ose i ka indeksuar kur të lëri punën, Sigurimet Shoqërore do ta aktualizojnë pensionin, më %, me rritjet që janë bërë, pastaj ai do të marrë dhe shtesën mbi pensionin.

Kam punuar në minierën e tokës që nga viti 1982, rreth dy vite kam punuar si minator, nga viti ‘82 deri në ‘85 ka punuar si minator dhe armator, nga ‘85 deri në ‘92 kam punuar si brigadier, nga ‘95 deri në ‘97 kam qenë me asistencë, nga ‘97 deri në ditët e sotme jam invalid, dhe marr pension 142 mijë lek të vjetra, nuk më kanë kapur as shtesat dhe as VKM e 2016 , tani kam moshën 60 vjeç
Minatorët e tokës të cilët kanë plotësuar 55 vjeç dhe kanë 30 vjet punë dukë përfshirë të gjitha këto që thatë ju , dhe periudhën që keni marrë pension invaliditeti, quhen vjetërsi pune, dhe duhet të keni gjithsej 30 vjet punë dhe nga këto 12 vjet   plus 6 muaj i keni në minierë nën tokë, periudha që ju keni qenë nxënës dhe keni bërë kurse dhe keni mësuar për rregullat nën tokë, kjo periudhë nuk iu quhet meshkujve punë . ju në këtë rast meqë merrni pension invaliditeti, duhet të merrni dhe 3300 qind lekë të reja në muaj , mbi pension. Por njëkohësisht ju i plotësoni kushtet se jeni 60 vjeç, 55 thotë ligji dh kjo periudhë quhet punë.

Do shkoni te Sigurimet Shoqërore dhe do bëni kërkesë të dilni në pension se i plotësoni të tre kushtet. Agjencinë e  Sigurimeve Shoqërore në Rrëshen, nëse banon atje, do t’ia bëni kërkesën tuaj Sigurimeve Shoqërore në Lezhë, pensionet ia cakton drejtoria Rajonale në Lezhë, pavarësisht nëse zgjedh pensionin e Invaliditetit ose të Pensionit. Këtë do ta shprehin punonjësit e Sigurimeve Shoqërore në Lezhë pasi ke bërë kërkesën.

Kam burrin që në 65 ka dalë në pension dhe ka pesë vjet, ka bërë 8 vjet ushtar, 8 muaj në kursin e shoferëve dhe 3 vjet i veshur nën oficer, dhe këto vite nuk i konfigurojnë ,  për një muaj i del pensioni i pjesshëm, dhe këto vite nuk po i gjejnë në asnjë vend, dhe ky ka punuar 40 vjet punë dhe kujt ti gjej unë këto vite pune ? Kemi jetuar në Korçë, por tani jemi në Tiranë,dhe nuk i gjejmë as borderotë dhe të dalë me pension të pjesshëm, nuk më duket e drejtë. Ku ti gjej tani ? dhe pensionin e marrim në Tiranë
Duhet të bëni ankesë me shkrim, Komisionit të Ankimit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, dhe të shprehni se cilat vite pune ju mungojnë dhe cilat vite pune i keni gjendje. Nëse nuk janë gjetur borderotë, për arsye të ndryshme, duhet të vihet arsyeja pse nuk janë gjetur, një vendim qeverie me numër 482 thotë se Sigurimet Shoqërore, Komisioni i Ankimit mbasi të kthejë përgjigje se kë gjen, atëherë me dy dëshmitarë mund të bësh gjyq.

Të gjithë ata që kanë bërë ushtrinë duhet ti bëjnë një shkresë Ministrisë së Mbrojtjes, qoftë dhe Ministrisë, sepse ka pasur që punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes duke mos bërë punën e saktë, dhe me insistim janë gjetur. Kjo ankesë bëhet në Sigurimet Shoqërore. Ministria e Mbrojtjes e ka për detyrë për të gjetur vitet që ka qenë ushtar.

Cilat janë procedurat e transferimeve të pensionit nga një njësi administrative në një tjetër, apo nga një rreth në një tjetër, po jashtë shtetit a mund të dërgohet pension?
Mund të dalësh në pension në çdo lloj rrethi të Shqipërisë ku banon , dhe mund të zhvendosesh me banesë në një rreth tjetër, ke të drejtë që ta marrësh pensionin atje ku ke banesën. Procedurat janë që personi ka të drejtë të kërkojë transferimin e pensionit, në rast se bëhet brenda Qarkut të Tiranës, qytetari në lagjen e re ku ka shkuar do të marrë një Certifikatë Familjare që do të thotë që është regjistruar në lagjen ku banon,  dhe do të bëjë kërkesën në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore.

Bashkangjitur me kërkesën duhet fotokopje e Kartës së Identitetit, fotokopje e Librezës së Pensionit dhe fotokopje e Librezës Elektrike që e ke paguar. Agjencia e Sigurimeve Shoqërore e merr kërkesën dhe i dërgon Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ku është dosja dhe bëhet transferimi i pensionit. Ka dhe transferime nga një rreth në një tjetër, duhet të bëjnë një kërkesë në vendin aktual ku banojnë në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore që nga kjo datë bashkë me Certifikatën Familjare te Njësia ku banon, bashkë me fotokopje e Kartës së Identitetit, fotokopje e Librezës së Pensionit dhe fotokopje e Librezës Elektrike që e ke paguar. Atëherë Sigurimet Shoqërore të Tiranës ja kërkojnë Librezën e Pensionit jo rrethit ku  ai ka jetuar më parë, por Drejtorisë Rajonale, dhe vjen përgjigja nga Drejtoria dhe më pas vjen pensionin atje ku banon.

I datëlindjes ‘56 dhe kam 42 vite e  6 muaj punë me Librezën e Punës dhe më ka kapur dalja në pension të parakohshëm
Ju këtë vit plotësoni moshën 62 vjeç, ju do të merrni pension të plotë në moshën 65 vjeç. Dhe gjithsej do t’iu kërkohen për pension të plotë 37 vite plus 4 muaj. Por ke të drejtë të kërkosh pension të reduktuar. Dhe duhet mos të jesh punëdhënës. Dhe do bësh kërkesë me shkrim dhe një vërtetim nëse zotëron ndonjë pronë apo jo.

Kam paguar 3 vjet Sigurime Shoqërore për nusen ,me datëlindjen 78, dhe i kam paguar sigurimet në vitet 98-99 dhe 2000, dhe i kam paguar në vitin 2001-2002 në Gramsh, kur shkoj dhe marr Librezën e Kontributeve më rezulton se viti 98 nuk është paguar, vetëm viti ‘99 dhe 2000, ndërsa lekët e vitit ‘98 është shkruar sikur është paguar në 1993. Për vitin ‘93 ligji ka dalë në Tetor dhe ka dy tre muaj. Shkoj atje dhe më thonë që të gjej mandatin, se pa gjetur atë nuk zgjidhet problemi”
Nga 1 Tetori 1993 kur hyri në fuqi ligji i Sigurimeve Shoqërore  për Sigurimet Vullnetare dhe Sigurimet e të Vetë Punësuarve që kishin tokë, personat kanë të drejtë të sigurohen në qarkun ku kanë marrë tokën, në Gramsh, deri në 30 Prill 2004.

Në Maj të vitit 2005 kur ju keni ardhur në Sukth jashtë qarkut, nuk ke të drejtë të sigurohesh si i vetë punësuar në Bujqësi, por ke  të drejtë të bësh Sigurime Vullnetare, sepse je larguar nga Qarku. Në rast se në Sukth ke blerë ose ke marrë tokë me qera ke të drejtë përsëri të Vetë Sigurohesh në Bujqësi. Nëse s’ke tokë do paguash Sigurime Vullnetare. Mandati është  një dokument i cili vërteton një pagesë të kryer, dhe një kopje të këtij dokumenti Banka e dërgon te Sigurimet Shoqërore. Do shkosh në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore të Durrësit dhe do marrësh informacione më të hollësishme.

Një zonjë kam mbushur 60 vjeç ne vitin 2017, ku duhet të paraqes dokumentet?
Kur plotëson 60 vjeç e 8 muaj atëherë i takon, ose në fund të korrikut ose në fund të gushtit, më pas do të shkojë në Agjencinë e  Sigurimeve Shoqërore, por mendoj që të shkojë 1 muaj përpara që t’i mbledhë dokumentet bashkë se ku ka punuar që mos të ketë vonesa.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre