Është hera e parë që shohim kaq qartë fizionominë dhe tiparet e diplomatit erudit shqiptar. Dallohen sidomos sytë mjaft të kërcyer përpara të Konicës - këtë nuk e kisha ditur - që i japin atij një vështrim tepër, tepër interesant...
Më këto rreshta e njofton Ilir Ikonomi autor i librit "Faik Konica - Jeta ne Uashington", gjetjen e kësaj fotografie të panjohur të Faik Konicës që daton në vititn 1931 (në të vërtetë janë dy foto, pasi është edhe me një gazetar amerikan).
Sipas studiuesit Ikonomi ekzistenca e kësaj fotoje duhet të jetë diçka vërtet për t'u gëzuar, sepse i shton përfytyrimit tonë një përmasë të re. Ikonomi saktëson se fotografia është bërë në vitin 1931 dhe Konica ka dalë me C.E. McGuire, që duhet të jetë korrespondent i radios CBS, siç duket edhe nga emblema në sfond. Konica jepte shpesh intervista në CBS.
Sipas Ikonomit vlen të theksohet rezolucioni i lartë i imazhit, pasi “nëse fotoja zmadhohet, portreti i Konicës mund të krijojë një poster me përmasa 2 x 2 metra”.
Konica ishte ministër i Zogut në SHBA nga viti 1926 deri më 1939 kur Shqipëria u pushtua nga Italia. Ai vdiq në Uashington më 15 dhjetor 1942.
Shkrimi u publikua sot (09.02.2014) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com