Përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, vizitoi Zyrën Administrative të Mitrovicës Veriore. Gjatë vizitës, ai bisedoi me kryesuesen e zyrës, Adriana Hoxhiçi.

Feith ka thënë se qytetarët në veri të Kosovës dëshirojnë të marrin në kontroll çështjet që i brengosin ata më së shumti. 

Ata po fillojnë të shohin se decentralizimi iu ofron përfitime reale dhe po bëhen gjithnjë e më të hapur për të punuar me strukturat të cilat janë vërtet transparente dhe legjitime, - ka thënë Feith. Ai inkurajoi Qeverinë që të vazhdojë me ritmin pozitiv dhe t`i forcojë marrëdhëniet me qytetarët në veri. 

/rg/shqiptarja.com/