Korrupsioni është arsyeja kryesore se përse shqiptarët 24 vjet pas rrëzimit të komunizmit janë më të varfërit në Europë. Korrupsioni është kthyer në sistem dhe sistemet në këtë vend janë instaluar nga politika, e cila nuk e ka patur vullnetin ta zhbëjë këtë sistem. Administrata me diçka më shumë se 100 mijë shqiptarë po mban peng fatin e 3 milionë të tjerëve në Shqipëri dhe mbi 1 milionë shqiptarëve që nga varfëria ikën në emigrim dhe vazhdojnë të ikin. 1 milionë votat që koalicioni i majtë mori më 23 qershor nuk janë aspak për të futur në punë disa militantë të PS apo LSI dhe nuk zvogëlohen aspak nëse hiqen nga puna disa mijëra militantë të PD që hynë në administratë për shkaqe politike apo krahinore.
E thënë ndryshe, ka ardhur koha që ky sistem të rrëzohet, pa patur frikë se një, dy apo disa deputetë të dënuar, ministra e ish-ministra të dëmtojnë pushtetin apo rrëzojnë qeverinë. Nëse Rama, ashtu siç premtoi, do të punojë kundër korrupsionit, atëherë ka gjithë mundësinë që të kërkojë zgjedhje të reja dhe fitoren mund ta ketë edhe më të thellë dhe, nga ana tjetër, fiton largimin njëherë e mirë të atyre që ju ngjitën anijes së pushtetit për të shtuar apo ruajtur pasurinë.
Protestat e opozitës kundër largimeve nga puna të militantëve partiakë futur në administratë nuk janë një arsye për t’u stepur. Mandati politik që 1 milion votues i dhanë mazhorancës aktuale është që të zhbëjë njëherë e mirë ato pjesë të shtetit që po mbajnë peng gjithë vendin. Shembulli më i mirë është zhbërja e policisë rrugore në kryeqytet, një repart tërësisht i korruptuar, me taksidarë barkmëdhenj.
Raportet e ndërkombëtarëve, por jo vetëm, gjykojnë që sistemi shqiptar i Drejtësisë është i korruptuar. Çfarë duhet bërë? Reforma?! A ka ndonjë rrugë që hajdutët, ata arrogantët që duan të besojmë se pallatet, luksin, makinat, bizhuteritë e dashnoret i mbajnë me rrogën e shtetit, t’i bindësh të mos vjedhin më duke i mbajtur akoma në detyrë? Mbase mund të ketë, por kjo nuk është zgjidhja e duhur. Nuk mund të presim që fati ynë, fëmijëve tanë dhe gjithë vendit të varet në shëndetin apo moshën e pensionit të monstrave që kanë korruptuar gjithçka. Duhet një ndërhyrje energjike dhe e menjëhershme. Këto struktura dhe lidhje korruptiveduhen shembur mënjëherë. Shembja nis edhe duke ndryshuar ligjet, duket ribërë gjykatat nga e para në bazë të kritereve strikte dhe jo në bazë të trashësisë së zarfit.
Po jo vetëm gjykatat, por edhe taksidarët e Tatimeve, Inspektoriatit të Punës, Doganave, Inspektoriateve Teknike e kështu me rradhë.
Ndryshimet e bëra në shumë nga këto institucione kanë tulatur disi korrupsionin, kanë ndalur edhe ryshfetet, por nuk japin garanci totale. Ndërkohë që gjithshka do shkonte siç duhej nëse do të niste nga koka. Rrugëve të Tiranës bredhin gjithfarë zyrtarësh që deklarojnë vetëm rrogën e shtetit si të ardhur, por që bëjnë një jetë shumë më të shtrenjtë.
Të ardhurat e një deputeti në pjesën më të madhe deklarohen sikur ata marrin maksimumi 200 mijë lekë në muaj, por ata që paguhen realisht kaq apo edhe 500 mijë lekë të reja në muaj e dinë shumë mirë se nuk kanë asnjë gjasë të mbajnë disa makina të shtrenjta, të udhëtojnë çdo muaj jashtë, të veshin kostume që kushtojnë disa mijëra euro apo të bëjnë pushime në Kankun. Nga vijnë këto para?! Nga gjithkund, por më së shumti nga sistemi korruptiv që ushqejnë.
Për këtë arsye, pjesa më e madhe e administratës prej 100 mijë nëpunësish duhen dërguar në shtëpi, të nisin të jetojnë si gjithë të tjerët dhe në ato zyra të punësohen të rinj, të pakorruptuar që, nëpërmjet ligjeve, transparencës dhe rregullave, të mbahen larg të keqes.
Shkrimi u publikua sot (07.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com