Fajin e ka Saliu

Fajin e ka Saliu
Jeruzalemi eshte qyteti ku kryqezohen gjithe fete e botes. Aty ndodhen te gjithe tempujt e cdo feje, katolike, muslimane, protestante, ortodokse greke, ortodokse armene, ortodokse etiopiane etj etj. Nuk ka perqendrim me te madh ne bote te kaq shume objekteve te kultin ne kaq pak metra katrore. Edhe brenda nje kishe te madhe, ka tre kisha te tjera me vogla e ku celsin e mban nje musliman. Aty ndodhen tempujt me te rendesishem te gjithe feve te botes, pervec sinagoges se hebrejve. 

Nuk ka nje sinagoge kryesore, por besimtaret hebre falen tek muri i lutjeve. Pas pavaresise ne 1948en, gjithe hebrejte e botes donin te kontribuonin financiarisht qe me ne fund pas mijera vjetesh te ndertonin tempullin e tyre ne Jeruzalem. 
 
Por ishte kryeministri i pare i tyre,Ben-Gurion qe permes shprehjes se tij te famshme “Feja mund te na bashkoje, por vetem dija mund te na beje te lire” qe edhe pse i vetem arriti te binde te gjithe qe te mos ndertonin tempullin e gurit por te ndertonin tempullin e dijes. 

Jam i bindur se po te kishte dashur ta shfrytezonte gjithe kete sensibilitet per interesin dhe popullaritetin e tij, me siguri do te kishte ndertuar sinagogen me te madhe ne bote, sinagogen e shumepritur nga gjithe hebrejte e botes. 

 Por ai zgjodhi te kunderten. Ai ju drejtua gjithe hebreve se kush e do te ardhmen e Izraelit dhe femijeve te tyre duhet te kontribuoje per ngritjen e tempullit, jo te mureve por te dijes. Keshtu eshte origjina e suksesit te nje prej universiteteve me te mire ne bote. 

Kush ka qene ne Jeruzalem, ne hyrje te universitetit hebraik te Jeruzalemit eshte nje mur graniti disa dhjetera metra i gjate ku jane gdhendur me mijera emra te atyre qe kane kontribuar me me shume se 1 milion dollare. 

Ne krye te kesaj liste eshte Albert Einstein. 

Ky kryeminister per mua eshte nje burre shteti, qe ne vend te manipulimit te turmave per pushtet personal zgjodhi te vendoste guret e themelit per te ardhmen e Izraelit. 

Dhe rezultati i ketij vizioni dhe kesaj zgjedhjeje eshte sot, nje nga universitetet me te mire ne bote qe per pak vite ka fituar 7 cmime Nobel, ka ne proces mbi 3400 projekte kerkimore, ka nxjerre 4 kryeministra, e studentet e saj kontrollojne financat e shkencen ne cdo cep te botes, etj etj. 

Ky eshte vizion, ky kryeminister eshte burre shteti. 

Institucionet shqiptare u riformatuan te gjitha pas 90es dhe pergjegjesine me te madh jo vetem se ishte i pari por edhe per shkak te kohezgjatjes ne qeverisje, ne krijimin e ketyre institucioneve e ka Sali Berisha. 

Por ne kundershtim me burrat e shtetit ai u soll si burrat e pusht-etit. 

Qellimi i tij nuk ishte ngritja e institucioneve por kapja e tyre, keshtu ne gjyqesor, prokurori,polici, media, ekonomi, parti etj etj.  Por le ti kthehemi universitetit. 

A ka njeri qe ka besim dhe dhuron ndonje qindarke tek strukturat tona arsimore? A ka ndonje patriot qe do te kontribuoje per dijen dhe te shkoje te dhuroje pasurine e tij per universitet tona.  Duket qesharake pyetja. 

Ne shqiptaret jemi populli qe harxhojme me shume, disa here me shume se mesatarja e europes, per shkollimin e femijeve tane. Nga fshatari me i varfer qe shet lopen e  futet ne borxhe per te sjelle femijet te shkollohen ne Tirane e deri tek me te pasurit qe nuk lene shifer pa paguar ne Angli e Amerike per shkollimin e femijeve te tyre. 

Per familjen shqiptare te cfaredo lloj niveli, shpenzimi me i madh ne jete eshte shkollimi i femijeve. 

Qindra miliona euro paguajne shqiptaret per shkollimin e femijeve nderkohe qe universiteti i shqiptareve eshte universiteti me i keq e me i korruptuar i Europes. 

Por kjo nuk eshte faji i tyre. Ky eshte faji i atyre te cilet nuk e donin universitetin e pavarur, nuk i donin pedagoget e studentet e pavarur, por i donin te varur e ushtare per te mund ti manipuluar. Ne shkembin, cdo gje e keqe brenda atyre dyerve ishte e lejuar. 

Dhe per kete, mund tju tingelloje klishe, por fajin e ka vetem Saliu. 

Fajin e ka Saliu se guret e themeleve qe duheshin per institucionet i perdori vetem per themelet e pusht-etit te vet.

Kishte idealist Izraeli, shkencetare e patriote qe kontribuan per tempullin e dijes, universitetin e tyre, qe nga Einstein-i, Froyd-i etj por kishte edhe burra shteti qe kete vizion ta kthenin ne instrument ne te mire te kombit. 

Kishim edhe ne patriote. 

Nuk ishin shkencetare por ishin rilindas e atdhedashes si pak te tjere, qe perndiqeshin nga turqit e therreshin e helmoheshin nga greket, e nuk rreshten se dheni gjithcka per shkollen shqipe, edhe jeten. 

Cfare do te thoshin sot ata po te zgjoheshin?

Cfare do te thoshte Papa Kristo Negovani, i copetuar me sepata nga greket pse mesonte femijet ne shqip nese do shikonte shkollen sot. 

Cfare do thoshin motrat Qeriazi e Petro Nini Luarasi i helmuar nga greket po te shikonte si jane katandisur universitetet tona. 

Mos valle na zuri mallkimi i grekeve, te cilet kastruan patriotin Jani Vreto qe te zhdukej fara e ketyre lloj burrash? 

Por prape une nuk besoj se mund te kastrosh nje popull dhe mendoj se me reforma te thella do i vije fundi kesaj te keqeje, qe jo vetem ne arsim por ne cdo institucion e mbolli, e rriti dhe e formatoi, nje burre jo shteti, por pusht-eti. 

E perseris se per kete gjendje e per gjithcka vazhdon te ndodhe ne keto institucione fajin e ka Saliu.  

E ka Saliu se nuk hodhi themele por krijoi banda me kollare per cdo institucion. E ka Saliu se gjakun e Rilindasve u mundua ta ktheje ne boje fasadash ngjyre blu, per ngrehinat e varesise.

Ka 15 vjet qe kam qene per here te pare  ne Jeruzalem, por nuk me hiqet nga mendja zgjedhja e kryeministrit te pare Ben-Gurion e shpeshhere me ben vertet te ndihem me turp si qytetar, per pasivitetin qe kemi treguar te gjithe bashke gjate ketyre viteve duke lene kete njeri te kapte e shkaterronte cdo institucion.  

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi