Ambasada italiane në kuadër të përmirësimit të gazetarisë në Shqipëri ka nisur një kurs tre mujor ku gazetarë italianë dhe të huaj do të japin kontributin e tyre për të ndarë lajmin e vërtetë nga Fake News lajmi i rremë.
Për të debatuar në lidhje me këtë temë mjaft delikate kanë qenë të ftuar kryredaktor informacioni në kanalin 7 në Itali Massimo Mapelli, si moderator, dhe gazetaret Carlo Bollino, Ilva Tare, Sokol Balla dhe Lutfi Dervishi.
Të gjithë të ftuarit janë shprehur se duhet luftuar lajmi i rremë dhe i paverifikuar dhe njëzëri janë shprehur se moskonfirmimi i lajmit nuk shërben për të bërë gazetari të mirë. Në një prononcim për Report Tv, ambasadori Italian ka folur për këtë projekt dhe se si e sheh ai gazetarinë dhe median shqiptare.
"Debati i sotëm ishte në kuadër të një kursi mbi gazetarinë që e kemi promovuar me universitetet në Shqipëri, për të sjellë gazetarë italianë në Shqipëri por dhe gazetarë shqiptarë për të dhënë njohuritë e tyre gazetarëve shqiptarë. Mendojmë se është një kontribut i rëndësishëm për ti dhënë atyre dicka më shumë nga ata që e bëjnë këtë punë prej shumë kohësh.
Gazetaria shqiptare për mua ka qenë një surprizë sepse nuk prisja në një vend si Shqipëria e vogël shumë gazeta dhe televizione. Cilësia nuk është gjthmonë maksimumi, prandaj në fillim duhet parë situata. Duhet të them kam qenë me fat që kam takuar gazetarë profesionistë që njohin argumentet dhe ndryshe nga fake news kanë informacionin e nevojshëm" tha Cutillo.
Për gazetarin Bollino problem janë dhe lajmet false që vijnë nga institucionet dhe nga politika të cilat keqinformojnë gazetarët. Për panelin e të ftuarve, të qënit gazetarë do të thotë se gazetarët duhet të jenë qeni vëzhgues i qeverisë ne vendet e tyre por gjithmone duke e treguar te verteta.
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një amnisti? A nuk rrezikon të rikonfirmojë 'de jure' dhe përfundimisht në postet e tyre politikanët e këtyre tridhjetë viteve?
29 Tetor, 16:05
-
Ilir Yzeiri: Amnistia dhe sqarimi i (pa)nevojshëm i Bolinos
27 Tetor, 10:40
-
Carlo Bollino: Duhet një amnisti? Një sqarim për ata që e kritikojnë pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojnë) pyetjen time
26 Tetor, 17:16
-
Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?
25 Tetor, 14:53
-
Baltosja, sido të jetë e nga cilido të vijë, lahet vetëm me qytetari dhe me ligj!
22 Shtator, 11:50
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
Carlo Bollino: ''Vakëf'' dhe ''VKM e personalizuar'', Berisha dhe dhëndri do të përgjigjen penalisht për shpifjet e presionet ndaj meje!
11 Shtator, 21:09
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator, 19:07
-
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën
19 Gusht, 12:15
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08