Pamjet e një proteste të nxënësve të një shkolle në Tuz të Malit të Zi, u përdorën nga kreu i PD-së Sali Berisha, përfaqësues të opozitës dhe disa portale në vend, si një protestë e gjimnazistëve te “Qemal Stafa” në Tiranë, kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas pretendimeve, nxënësit bojkotuan mësimin me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.
Por kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi manipulim dhe përdorim politik videon e protestës në Tuz, sikur të ishte në Shqipëri.
Përmes një reagimi publik, Balla akuzoi opozitën se po përdor një ngjarje që nuk ka lidhje me Shqipërinë për të ndërtuar narrativë politike, duke e konsideruar këtë një veprim të papranueshëm.
“Çfarë ligësie dhe turpi përdorimi nga kukullat e bufit Sali i videos së protestës së nxënësve të një shkolle në Tuz të Malit të Zi? Vaj medet opozita”, shprehet Balla.
Sipas tij, përdorimi i pamjeve të nxënësve për qëllime politike tregon mungesë përgjegjshmërie dhe dëshpërim nga ana e kundërshtarëve politikë.
Në videon origjinale, nxënësit në Tuz kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të shkollës.










Komente
Komento