Fakte dhe dëshmi/ 7 shokët e Ilir Metës në burg dhe në kërkim për korrupsion dhe trafiqe! Sa i besueshëm është Presidenti me ‘petkun’ anti-krim?!

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar së fundmi hapjen e portali për të denoncuar presionet zgjedhore, ka ashpërsuar retorikën politike, duke deklaruar se do të ‘fshijë’ banditët, ndërsa bashkë me bashkëshorten Monika Kryemadhi, kanë shprehur që të dy ambicien për të drejtuar Ministrinë e Brendshme, nëse opozita vjen në pushtet.

Po sa i besueshëm është Ilir Meta me petkun e ri anti-krim? Faktet dhe një sagë dëshmish konfirmojnë se Ilir Meta është një ndër politikanët më të implikuar në Ballkan me njerëzit e botës së krimit, korrupsionit dhe pastrimit parave. Sot po sjellim në vëmendje vetëm disa nga lidhjet e tij më flagrante, të cila nëse shikohen në tërësi, janë një sfidë dhe provë e madhe për SPAK. 

-Almir Rrapo, sekretari i Metës, i dënuar në SHBA 

Almir Rrapo ishte një nga njerëzit me të besuar të Ilir Metës, kur ky i fundit ishte ministër i Jashtëm, pas nisjes së bashkëqeverisjes me Sali Berishën, në shtator të vitit 2009. Rrapo shërbente edhe si sekretar personal i Ilir Metës. Në duart e tij kalonin të gjitha shkresat, pritjet, përcjelljet, organizimi i takimeve etj. Rrapos ishte pjesë e klanit mafioz “Krasniqi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Klani akuzohej për vrasje, zjarrvënie, pastrim parash, trafik ndërkombëtar droge, grabitje me dhunë etj. Rrapo kërkohej në SHBA për krimet të rënda, ndërkohë që shërbente në zyrën e Metës. Historia e Rrapos dihet. Ai u arrestua në korrik të vitit 2010, në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe u ekstradua me urgjencë në SHBA, ku u dënuar me 6 vjet burg, pasi bashkëpunoi me drejtësinë dhe pranoi të gjitha krimet. Meta ka deklaruar se nuk dinte gjë për të shkuarën e Rrapos, të cilit i kishte besua detyrën e sekretarit. 

-Klement Balili, baza e LSI-së në Sarandë, i dënuar si bos droge 

Klement Balili njihet si ‘Eskobari i Ballkanit’, një bos ndërkombëtar droge. Deri ku u godit falë investimit të DEA-s amerikane dhe u shpall në kërkim në maj të vitit 2016, Balili ishte njeriu kyç i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Sarandë. Balili u dënuar në nëntor të vitit 2019 me 15 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi i u bë 10 vite burg. Balili ishte drejtor i transporteve në Sarandë, i propozuar nga LSI-ja. Ilir Meta e ‘nderoi’ Balilin kur inauguroi hotelin “Santa Quaranta” në Sarandë, hotel i cili më pas u konfiskuar nga drejtësia si i ndërtuar me para droge. Në vitin 2016, pak ditë para se Balili të shpallej në kërkim, Ilir Meta mbajti një fjalim epik në derën e hotelit të ‘Eskobarit të Ballkanit’. Më pas, fjalimin e zhduku. Edhe për Balilin, Meta ka deklaruar se nuk kishte informacion për të shkuarën e tij. 

-Muhammad Obaidul Karim, i dënuar me burgim të përjetshëm 

Muhammad Obaidul Karim është një biznesmen kontrovers nga Bangladeshi, i dënuar me burgim të përjetshëm në vendin e tij për korrupsion dhe mashtrim. Ai ka qëndruar vetëm 64 orë në Shqipëri, po kaq ka mjaftuar që të marrë nënshtetësinë shqiptare si VIP, me firmën e Bujar Nishanit, në vitin 2014, në mënyrë të dyshimtë dhe sigurisht me ndërhyrje nga personazhe të politikës së Tiranës. 

Prej vitesh, kompania prestigjioze norvegjeze “Frupor” kishte shfaqur interes për të ndërtuar një fermë të madhe në Komunën Topojë të Fierit. Investimi kapte shifrën e 22 milionë eurove ndërsa do të punësoheshin mbi 1300 persona. 

Për këtë investim kishte shfaqur interes të madh edhe Ilir Meta, i cili shkoi personalisht të vizitonte vendin ku do ndërtohej femra moderne. Në korrik të 2015, Ministria e Bujqësisë, me në krye ministrin e Metës, Edmond Panariti, hapi procedurat për dhënien e tokës bujqësore me qira me sipërfaqe prej 1146 hektarë. Norvegjezët dorëzuan ofertat, projektin dhe të gjithë dokumentacionin. 

Ditën e hapjes së ofertave, shfaqet befas, si një rrufe në qiell të hapur, Muhammad Obaidul Karim, me kompaninë “Agri Product Europe”, e cila shfaq interes për të njëjtën pronë. Kompania nuk ishte dëgjuar më parë dhe as që kishte pasur kontakt me Ministrinë e Bujqësisë. Dhe Muhammad Obaidul Karim del fitues, pa projekt, pa kapacitet financiar dhe në mënyrë të rrufeshme. 

Norvegjezët u larguan të zhgënjyer dhe humbën investimin vetëm se nuk pranuan të bëheshin pjesë e dallavereve të pushtetarëve shqiptarë. Përfaqësuesi i kompanisë norvegjeze në Shqipëri, Bujar Zhuri, një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptar në Norvegji, ka deklaruar se pas Muhammad Obaidul Karim fshihet Ilir Meta. “Bujar Nishani nën ndikimin e Metës dhe E. Panaritit i dha nënshtetësinë shqiptare për vetëm 64 orësh qëndrimi në tokën shqiptare, edhe pse dyshohet se ishte një pastrues i parave edhe të organizatave terroriste islamike. Tani me bekimin e Bekimitm nipi i Mendu Thaçit, ka hedhur ne gjyq shtetin shqiptar, Ministrinë e Bujqësisë, dhe i kërkon  një dëmshpërblim prej 1 milionë eurosh”.

Në fakt, a mundej që Ministria e Bujqësisë, në atë kohë në duart e Ilir Metës, të bënte një manovër të tillë pa miratimin e kreut të LSI-së?! 

-Kastriot Ismailajn, i dënuar për mashtrim 

Kastriot Ismailajn është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 5 milionë eurove. Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.

Sipas të gjitha dëshmive, Kastriot Ismailaj ishte njeriu i besuar i Ilir Metës. 

Jozef Hejsek, ish-shefit ekzekutiv të CEZ, ka akuzuar Ilir Metës se kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ Shpërndarje dhe se Ismailaj konsiderohej aleat i kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha. Në atë kohë Meta ishte ministër i Jashtëm. Për këtë aferë, Berisha ka kërkuar që Ilir Meta të merrej i pandehur, por kur pa se që të dy dilnin zbuluar, u tërhoq. 

Në qershor të 2019, Shqiptarja.com publikoi një investigim serioz, ku Ilir Meta, një ditë para zgjedhjeve te 2009, i kërkon me urgjencë Kastriotit një shumë prej 200 mijë euro. 

Ndërkaq, gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ndër të tjera ka rrëfyer se “Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika, shpesh herë vinin në shtëpinë tonë. Kemi kaluar shumë dreka dhe darka së bashku: Ilir Meta i kishte forcuar lidhjet me Kastriotin që në kohën e krijimit të FRESH-it. Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht. Për t’ju rikthyer historisë së CEZ-it, po sjell vetëm një shembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë, pra Ilirin, me pretendimin se ai i kishte bërë të fitonin miliona euro. Mjafton që të shohësh SMS-të që Ilir Meta i dërgonte Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qenë gjithashtu shpesh nën presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale”. 

Çuditërisht, drejtësia shqiptare vijon të heshtë përballë këtyre fakteve. 

-Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari  

Në fund të vitit 2018, ish-kryeministrit i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, u arratis pasi u dënua me dy vite burg për korrupsion. Ai kërkoi strehim politik në Hungari. Gruevski njihet për miqësinë e fortë me Ilir Metën. Megjithatë, ky u fundit e kritikoi për arratisjen, duke pohuar se “Çdo politikan, aq më tepër politikan me përgjegjësi të mëdha siç është rasti në fjalë, nuk duhet t'i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Kemi raste dhe në Shqipëri, kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike dhe janë përballur”. 

-Halit Shahini, i dënuar për vrasje 
Në vitin 2015, një raport sekret i OSBE, i cili rrodhi në media, trazoi politikën shqiptare. Raporti sillte informacione të mbledhur në mënyrë operative mbi veprimtarinë e figurave politike shqiptare. Në raport ndër të tjera thuhet se “Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shujak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës”. Halit Shahini është një personazh i botës së krimit dhe pranë politikës. Në vitin 2014, Halit Shahini është dënuar me 23 vite për vrasjen Bujar Barçit, pas mosmarrëveshjeve për një disa investime në ndërtim. 

-Isuf Berberi, në kërkim për korrupsion 

Në tetor të vitit 2020, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim biznesmenin Isuf Berberi, për aferë korruptive në AKBN, duke i shkaktuar një dëm prej 1.5 mln USD dëm shtetit shqiptar. Berberi njihet për lidhje të afërta me Ilir Metën dhe partinë e tij. Madje Meta dhe Berberi kanë ndarë me publikun edhe takimet e tyre miqësore, duke publikuar foto, ku pozojnë pranë njëri-tjetrit. Sigurisht edhe për këtë Meta duhet të ketë një alibi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem doracovic: 28/02/2021 12:39

    LSI mer 35 mandate dhe del forca e dyte pas PD

    Përgjigju
  • Mjeshtri: 27/02/2021 23:08

    Hajde gallat gazete hajde ku ju ra menja tani per Liken e Sali pinokun e lul bubrecin po kallami i kurdis kto gjona se me heret hashin njal e prekshin shal vjedhin dhe tani ithon njeritjetrit radha ime ska mbaruar ti bo tifozllik se tka ik kismeti populli duron se gomari ashtu esht duron sma po ta zuri njer me shkelm iua ka thy gjymtyret o pisa politikan majtas e djathtas

    Përgjigju
  • Pelioni: 27/02/2021 15:32

    Mos u hakmetis o Sali ka dhe me keq se ti dhe ai është like floriri sikurse e ke pagezuar ti,që si ju vjedh,vret,pret,tradhëton,dhe të gjithave ju shpeton se nga majtas djathtas shkon,Shqipërinë shkatërron me bllok të zi e Flori ashtu sikurse dhe ti rron,gëzon edhe mashtron,veç me juve bashkpunon,jua di vlerat si kameleon o komunist që kurr s'ndryshon ndaj gjith naten me krimin bashkpunon,gjithçka tek ty Sali e bekon,ëndrra juaj Shqipëri s'ekziston. Kjo është dyshja Sali, ilir,që për 30 vjet Shqipërinë kanë dhj... Ç'do filim ka një fund,fillimin e shijuar,fundi çkini bërë do t'i paguani...vonon po nuk harron..hak pa marrë e borc pa larë nuk ka në këtë dynja.

    Përgjigju
  • Tirona: 27/02/2021 14:33

    Do tju lutesha komentuesve mos komentoni me per kete palo president , se ky tani para gjithe shqiptareve eshte nje i burgosur , lereni te pelcase duke bertitur edhe pak dite qe te largoje friken e shterngimit te prangave tek duart e tij te qelbura nga era e droges dhe e korrupsionit, lereni dhe pak dite te trimerohet me trimat e Cepanit dhe te Kombinatit.

    Përgjigju
    • Ben Tironci: 27/02/2021 16:21

      Forca Tirona poshte maloku i Cepanit

  • KASAP Texhep Bule Leka [ kepi ]: 27/02/2021 12:30

    Ore po pse mos të bëj qef ilur kak meta kur ska shtet e ska popull që teë çohen e ta zhdukin nga ai post aq i lart njē njeri katran, hajdut, kriminel, mënxyr si jashqitja ilir mut meta. Prandaj dhe ai jo vetëm që nuk bën burg po bën dhe karshillik kundrejt shtetit e popullit dele Shqiptar.

    Përgjigju
  • Populli: 27/02/2021 11:59

    Keta e thyen qafen jo se i hoqem ne se per ne rronin 100 vite.. Njerezit e ndershem duhet te marrin ne dore te srdhmen e ketij vendi te shpetojme ate pak gje qe ka mbetur

    Përgjigju
  • 136: 27/02/2021 11:53

    Ha ha, me bikim e kryemnistrit quhet Tani president. Perfaqesimin me te Mir qe mund te ket shteti jon

    Përgjigju
  • Teri: 27/02/2021 11:18

    Gazetar shume kurajoz, zoti e ndihmofte dhe shume vigjilent te jete. Nuk kane guxuar njerezit te flasin per kete moster president, nga keto lidhje me krimin qe ka dhe qe i dine njerezit. Kujdes ky te merr jeten, eshte mafioz, kjo eshte e gjithe historia e tij ne politike. Po te kishte me shume gazetare kaq te pergatitur dhe trima, ky vend do ishte ndryshe. Per fat te keq ka Bushati, Bejtja, Lesi, Peka, Blushi , Lubonja, qe helmojne mendjet e njerezve. Por jo me, eshte ndergjegjesuar vetedija e shqiptarit.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 27/02/2021 10:42

    Me keto te dhena SPAK-u duhet ta arrestoje ne zyre sic veproi me gjyqtaren e Krujes.

    Përgjigju
  • F-35: 27/02/2021 10:41

    Kaq pak?! Kjo eshte vetem maja e ajzbergut, mendoj! Turp e mallkim per ata qe na e vendosen ne zverk!

    Përgjigju
  • sapa: 27/02/2021 10:38

    Mos na hapni barkun se asgje nuk i ndodh,fundja e fundit vete e vute ne krye te ashtuquajturit shtet!Ketu krimi eshte ulur kembekryq dhe krimi nuk e denon krimin!

    Përgjigju
  • Tutu: 27/02/2021 10:11

    Me thuaj ke shoke ke....te te them cili je...!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit