Faktorët që mplakin
lëkurën e femrës

Faktorët që mplakin<br />lëkurën e femrës
TIRANE - Nëse një femër ndjek një stil jete jo të shëndetshëm, lëkura e saj mplaket dhe e tregon atë 10 vjet më të moshuar.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar me 585 femra në Mbretërinë e Bashkuar, Kinë dhe Spanjë. Studimi ka treguar se duhanpirja, ekspozimi i tepërt në diell dhe mosngrënia e frutave ndikojnë shumë në pamjen e jashtme të një femre.

Femrat e vëzhguara janë të moshës 45-75 vjeç. Dr. Andrew Mayes deklaroi: “E dinim që gjenet ndikojnë shumë në pamjen e jashtme, por studimi tregon që një rëndësi të madhe ka edhe mënyra e jetesës.

Të dhënat janë marrë përgjatë 10 viteve dhe tregojnë qartë se femrat që ushqehen shëndetshëm dhe nuk pinë duhan, duken shumë më të reja se bashkëmoshataret e tyre që pinë duhan dhe nuk konsumojnë fruta.”

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ