Studimet e bëra tregojnë se bota vuan nga obeziteti dhe kjo çështje është shumë serioze pasi obeziteti është shkaktari kryesor i vdekjeve i renditur më lart se pirja e duhanit.

Studiuesit kanë konstatuar se mbipesha shkakton 47% më shumë vite të humbura të jetës sesa pirja e duhanit.

Sipas disa studimeve të publikuara, tre nga pesë shkaktarët kryesorë të vdekjeve nga obeziteti janë, diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe niveli i lartë i kolesterolit.

Të treja këto simptoma janë të kurueshme por më e rëndësishme është të mos bini pre e obezitetit. 

Prandaj duhet të bëni sa më shumë veprimtari fizike dhe të kujdeseni që dieta juaj të jetë sa më e shëndetshme.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com