TIRANE - Kryeministri i vendit Sali Berisha mori pjesë gjatë ditës së sotme në ceremoninë e 60-vjetorit të themelimit të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.
Kryeministri shprehu mirënjohjen për të gjithë pedagogët, mjekët, ndër vite, që jo vetëm themeluan këtë Fakultet, por me përkushtim hodhën themelet e mjekësisë moderne shqiptare, që bënë të mundur që Shqipëria, në treguesit më kryesorë të shëndetit, të jetë në nivelet e vendeve të zhvilluara. Kryeministri tha se ndjek gjithashtu, me admirim punën e gjeneratës së re në mjekësi.
“Një nderim shumë të veçantë dua t’i bëj gjeneratës së re që unë nuk e njoh, por e ndjek me admirimin më të madh, e cila ka realizuar e realizon punime shkencore ndër më të shkëlqyerat. Gëzohem shumë, kur konstatoj se vetëm njëri prej tyre mund të ketë botuar në shtypin botëror, punime origjinale, më shuam sesa kishim botuar ne të gjithë sëbashku, 20 vjet më parë. Kjo është merita e lirisë, merita e qytetarit të lirë, e mjekut të lirë, e njeriut, i cili pasi studion, kërkon e shfrytëzon lirinë akademike e shkencore, në interesin më të mirë të zhvillimit të sektorit ku është.”, tha Berisha.
Kryeministri tha se 60-të vjet më pas, Fakulteti i Mjekësisë është zgjeruar në të gjitha degët dhe së shpejti do të shndërrohet në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.
Gjatë ceremonisë së 60-vjetorit të themelimit të fakultetit të Mjekësisë në Tiranë kryeministri u shoqërua edhe nga bashkëshortja e tij Liri Berisha.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com