Fal internetit

Fal internetit

Fal Internetit gjaku i shqiptarit është bërë ujë. Nuk ka më Besë, duele, flijim të jetës për Dashuri, Fe, Atdhè.

Fal Internetit, "Shqiptari i Vitit" u shpall Kaçarrum Kaçamaku nga Takapi Komuna e Sumës, ndërsa "Shqiptari i Shekullit" u proklamua ai që e meriton, Loqemadh Katunari nga Tarrasi, Komuna e Stërlëngut, Prefektura e Hiçit.

Fal Internetit, ajo që do duhej të ishte shtylla e shoqërisë, mikroborgjezia jonë, më së fundi ekziston, por është më e fëlliqura në fytyrë të dheut; Ca parazitë e ca hajdutë, ca bajga që hiqen për aristokratë e ca pëgërje që mbahen për elitë.

Fal internetit, shqiptar i shquar mund të jetë çdo hajdut që ngre një flamur dhe çdo budalla që bën hatanë me 1 rrjesht e gjysëm në fejsbuk.

Fal Internetit, çdo halabak është më i rëndësishëm dhe më i lavdishëm se një krahinë e tërë që nuk prodhon lajme me vrasje por vetëm grurë, misër, mish, qumësht.

Fal Internetit janë shtuar frikshëm ca budallaqe në kërkim të burrit që fotografojnë surratin e vet në dhjetra mënyra, shkruajnë vargje për të vjellë, sajojnë maksima me t'i sjell zorrët në fyt, nxjerrin piktura me sorkadhe të përlotura, përrua që rrjedh, liqen, pulëbardha, lejlekë, hënë e zbehtë në horizont.

Fal Internetit, shitësi i bulmetit, kasapi, marangozi, katundarja që sjell qumështin, dhe cilido llapaqen kafeneje, është pakrahasimisht më i rëndësishëm se çdo shqiptar gjithë jetën krrusur mbi libra, shkolluar nëpër universitete dhe akademira.

Fal Internetit shqiptarët Lirinë nuk e pranojnë si zgjerim, por si ngushtim, si hall, si siklet, si burg.

Fal Internetit shqiptarët nuk po e kuptojnë se po të shpërdorohet, Liria jo vetëm paksohet, por edhe zhduket.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • faleinternetit: 08/01/2019 22:04

    Fal internetit, te gjitha kafshet po behen aq te dashura dhe me vlere duke i zevendesuar gjithnje e me teper mjeranet dykembesh, qe jane bere si nje kanister e kalbur mbushur me rraqurina tere myk...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë