Java e dytë e kampionatit spanjoll është mbyllur me dy ndeshjet Valadolid - Levante dhe Atletiko Madrid - Atletiko Bilbao. Valadolid ka fituar me lehtësi përballë ekipit të Levantes në shtëpi me rezultatin e pastër 2 - 0. Golat për Valadolidin janë shënuar nga Perez me penallti në minutat e 38' dhe 48' duke mos i dhënë asnjë shans për të reaguar miqëve të Levantes.

Ndërsa Atletiko Madrid ka qënë surpriza e mbrëmjes, pasi ka mundur me rezultatin e thellë 4 - 0 Atletiko Bilbaon me tre gola të sulmuesit Falcao, midis të cilëve njërin nga pika e bardhë e 11- metërshit dhe një të të Tiagos.

(d.b/shqiptarja.com)