Falcao te M.United për 65 mln euro
Real Madrid kënaqet me Hernandez

Falcao te M.United për 65 mln euro<br />Real Madrid kënaqet me Hernandez
Radamel Falcao është një lojtar i Manchester United duke zyrtarizuar kalimin në Premier League. As Real Madrid dhe as Juventus por United për sulmuesin kolumbian i cili largohet nga francezët e Monaco.

Në ditën e fundit të merkatos “Djajtë e Kuq” fituan duelin me City-n dhe Arsenalin duke afruar një sulmues kalibri që garanton një mal me gola. Lajmi i dhënë fillimisht nga spanjollja As thuajse është zyrtarizuar dhe anglezet do derdhin në arkën e Monaco plot 65 mln euro.
 
Formula e blerjes është huazim me detyrim blerje.10 mln euro Manchesteri do I paguajë menjëherë dhe 55 të tjera pas një viti.Për sulmuesin Falcao është gati një kontratë 4-vjecare me rreth 10 mln euro në sezon.

Nën urdhrat e Van Gaal do të vihet “El Tigre” por është larguar sulmuesi meksikan Javier Hernandez I cili ka kaluar edhe vizitat mjekësore dhe do luajë për të paktën një sezon tek kampionët e Europës Real Madrid.

Këta të fundit dëshironin me ngul Falcaon por duhet të kënaqen me meksikanin I cili plotëson repartin e avancuar të Ancelottit I cili përbëhej vetëm nga Benzema.Hernandez është meksikani I katërt që vesh fanellën e Realit dhe do të marrë fanellën me numrin 14-të.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit

Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit