Faleminderit Adriano!

Faleminderit Adriano!

Adriano Celentano

Adriano Celentano mbushi 85 vjeç. Çdo frymor i kësaj bote ka orën e vet biologjike. Por janë disa personazhe të një niveli si Celentano që nuk kanë as orë, as kohë sepse ata janë të gjithëkohshëm. Për këtë personazh është edhe më kuptimplotë ky cilësim, pasi ai është i idhulluar nga shumë breza, i njohur në Itali e jashtë saj, deri në Amerikë. Celentano është njeriu fjala e të cilit në këngë e muzika e të cilit në tru të nguliten si një tatuazh virtual.

Ai është gjeneralist se pëlqehet edhe nga bashkëmoshatarët, por edhe nga paramoshatarët apo pasmoshtarët e tij. Këngët e tij nuk janë thjeshte grup fjalësh apo melodi, por janë mesazh, madje nuk është e tepruar të thuash edhe filozofi per jetën, politikën dhe një pasion i pandalshëm për t’u ndjerë gjithnjë plot me dashuri.

Ai është aktor brilant dhe një ndër mesazherët më të fortë të shoqërisë italiane. Celentano ka arritur në mënyrë të jashtëzakonshme të kapërcejë muret e artit për të qenë edhe një influencues në jetën e italianëve, duke patur në themel të karakterit të tij antikoformizmin. Celentano është një simbol i forcës identitare dhe referenciale që krijon një artist i dimensioneve dhe kalibrit të tij për shoqërinë. Por një lidhje shumë specifike kemi edhe ne shqiptarët me të.

Muzika e tij dëgjohej edhe në kohën e diktaturës, madje ishte një ajër modernist i cili penetronte në ftohtësinë staliniste që induktonin, ose për thënë më saktë impononte në shoqëri “vija e masave” dhe ideologjia anti liri që promovimin sekretarët e partisë dhe i gjithë zinxhiri i teveqelëve të indoktrinuar, të cilët ecnin me versionin bëni si themi ne, por mos bëni si bëjmë dhe duam të bëjmë ne. Se Celentano ishte aq brilant, sa kishte arritur të thyente edhe regjimin e teveqelëve indoktrinarë me shokët sekretarë, sa të bënte që edhe ata të mbyllnin njërin sy kur vinte puna te muzika italiane e veçanërisht ajo e përfaqësuar Nga Mina, Batisti apo Celentano e cila dëgjohej edhe njerëzit e thjeshtë edhe nga shokët e boshtit ideologjik komunist se forca e artit ka fuqinë dhe magjinë të depërtojë në çdo pengesë fizike ose ideologjike qoftë ajo.

Celentano e kishte arritur këtë sukses në Shqipëri edhe pse ai as nuk e ka ditur asokohe ndikimin e tij aq të fortë në vendin fqinj, dritaren e vetme nga cila shqiptarët arrinin të shijonin virtualisht pak liri. Pra ky njeri arriti përmes artit të thyej edhe një diktaturë të hekurt proletare si ajo që u kalçifikua për gati gjysmë shekulli në Shqipëri e vazhdon edhe sot të ndiqet me po aq interes edhe nga brezi i ri. Sepse arti i vërtetë nuk ka moshë, për rrjedhojë edhe ora biologjike humb sensin e saj për artistë si Celentano.

Për të gjitha këto personalisht nëse do më rastiste ta takoja do doja t’i thoja vetëm dy fjalë: FALEMINDERIT ADRIANO!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja