Parlamenti bёri njё hap tjetёr tё rёndёsishёm me miratimin e pesё ligjeve pёr Reformёn nё Drejtёsi dhe unё u shpreh mirёnjohjen tё gjithё deputetëve qё votuan “PO” pёr kёto ligje jetike pёr Shqipёrinё.
Unё e kuptoj shumё mirё se sa e lodhёshme dhe e vёshtirё ka qenё pёrgatitja e amendamenteve kushtetuese dhe e projektligjeve tё Reformёs nё Drejtёsi, prandaj mirёnjohja dhe falenderimi i veçantë u duhet drejtuar tё gjithё ekspertëve qё punuan me durim e profesionalizëm për kёto projektligje. Ndjej keqardhje qё ndaj tyre disa politikanё janё treguar mosmirёnjohёs, madje edhe fyes e akuzues.
Por e them me bindje se falënderimi dhe mirënjohja mё e madhe u takon ambasadorit Donald Lu dhe ambasadores Romana Vlahutin, sepse pa mbështetjen, kёmbёnguljen e fortё dhe durimin admirues te tyre edhe gjatë përballjes me sjelljet arrogante e aspak dinjitoze tё disa politikanëve e deputetёvё, miratimi i reformёs sё drejtёsisё do ishte i pamundur.
Gjithashtu jam i bindur se pa mbështetjen e fuqishme tё kёtyre ambasadorёvё dhe institucioneve tё tjera ndёrkombёtare edhe zbatimi i reformёs sё drejtёsisё mund tё dёshtojё dhe e gjithё puna kolosale e deritanishme pёr reformёn dhe miliona dollarё e euro tё dhёna nga qeveria Amerikane dhe Bashkimi Europian do tё shkojnё dёm.
Qëndrimet e politikanëve ndaj Refomёs nё Drejtёsi po shpalosin qartazi para popullit dhe ndёrkombёtarёve si ata qё janё realisht pёr reformёn, edhe ata qё janё kundёr saj dhe qё kanё bёrё, po bёjnё e do tё bёjnё gjithçka munden pёr ta zvarritur e sabotuar Reformёn nё Drejtёsi dhe pёr ta lёnё Shqipёrinё jashtё Bashkimit Europian.
Eshtё e dhimbshme qё Partia Demokratike e cila propagandoi Shqipёrinё Europiane nё vitet e para tё ndryshimeve demokratike tё vendit, ka vite qё lidershipi i saj me dy zyra ёshtё kthyer nё njё klan djallёzor qё e ka sabotuar dhe po synon ta shkatёrrojё perspektivёn europiane tё Shqipёrisё sonё tё dashur. U bёj apel mijёra demokratёve tё mirё e tё ndershёm qё ta shpёtojnё Partinё Demokratike dhe Shqipёrinё nga ky klan i korruptuar dhe inkriminuar.
Ata qё janё kundёr Reformёs nё Drejtёsi, tё pafuqishёm pёr tё penguar miratimin e ligjeve tё kёsaj reforme nё Parlament, po shpresojnё qё shpёtimtarin e tyre ta gjejnё nё Gjykatёn Kushtetuese duke bёrё ankim kundёr ligjeve tё sapomiratuara tё reformёs. Ata mbase besojnё se Gjykatёn Kushtetuese e kanё vasale tё tyre, mbase ata besojnё se edhe Gjykata Kushtetuese sot ёshtё veçanërisht e ngjashme me atё tё deri 1997-ёs ku disa vendime tё saj merreshin tё gatёshme nё zyrёn e presidentit Berisha.
Unё dua tё besoj se gjykatësit e Gjyaktёs Kushtetuese janё pёr Reformёn nё Drejtёsi dhe e mbёshtesin atё, sepse ajo reformё ёshtё nё interes te vendit, nё tё mirё tё shqiptarёve dhe nё interes tё forcimit tё pavarёsisё, integritetit dhe dinjitetit ekonomik e moral tё tё gjithё gjyqtarёve e prokurorёve. Unё dua tё besoj se Gjykata Kushtetuese do ta shpejtojё dhe jo vonojё Reformёn nё Drejtёsi e pranimin e Shqipёrisё nё Bashkimin Europian.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com