Faleminderit Elhaida Dani
shqiptarja magjepsi Italinë

Faleminderit Elhaida Dani<br />shqiptarja magjepsi Italinë
TIRANE -  Elhaida është një thesar. Nga ato thesare që shkëlqejnë fort, kur arrin t’i nxjerrësh nga thellësitë, kur i merr në duar dhe kur i shfaq në vendin dhe kohën e duhur... 

Elhaida në të vërtetë ka vezulluar në mënyrë marramendëse në netët e së enjteve në “The Voice Italy”, spektakli i Rai2, ndërsa mbrëmë, me performancën e saj emocionoi dhe magjepsi të gjithë duke fituar çmimin e madh.

E quajtën uragan dhe Elhaida ishte me të vërtetë një uragan. Ajo u shpall zëri më i bukur në Itali dhe ajo e meritonte plotësisht me të gjithë kuptimin e fjalës meritë, çmimin e madh të “The voice of Italy”.

Quhem Elhaida Dani dhe vij nga Shqipëria. Që në prezantimin e saj të parë, Elhaida, fituesja absolute e “The Voice of Italy” e artikuloi këtë frazë plot krenari, pa u trembur nga paragjykimet, me vendosmërinë dhe sharmin e një dive të vërtetë.

SHKELQIMI NE NATEN FINALE DHE ANKTHI I TELEVOTIMIT
Elhaida Dani shkëlqeu që në fillim të mbrëmjes finale. Intepretimi i “I will always love you” i Elhaidës ishte një mrekulli. Dyshimi i vetëm mbetej: Nëse  Whitney Houston do të ishte ende gjallë, e në të njëjtën skenë, a do ta këndonte më bukur? Që në fjalët e para prezantuese, Cocciante është shprehur me superlative për finalisten e tij, i lumtur pse ishte pikërisht ajo.

E ç’rëndësi ka që Elhaida nuk është italiane? “Elhaida është aq e talentuar sa nuk ka më rëndesi  kombësia që mbrojmë apo përkrahim” ka thënë Cocciante që në fillim të garës finale. Pas interpretimit të “I will always love you”, ai u shpreh se “Elhaida me vokalin e saj mund të këndoj gjithçka, ajo mund të këndojë çdo zhaner…”.

Me konkurentët e  tjerë Elhaida ka krijuar një diferencë të dukshme që në fillim. Një interpretim brilant ishte edhe  “Margarita”, kënga më e famshme e Riçardo Cocciante, të cilën ajo e këndoi së bashku me trainerin e saj, duke ngritur në këmbë gjithë publikun, të cilët kanë kënduar njëzëri me ta “Margaritën”.

Por mjaft eimocionues ishte edhe interpretimi i këngës që  Ricardo Cocciante e Roxanne Seeman kishin shkruar enkas për Elhaidën “When love calls your name”. Ndër katër finalistët që kënduan seicili një këngë të tyren, Elhaida padyshim qe më e veçanta dhe emocionuesja. Mjaft potente ajo u shfaq edhe ne sfidat e rradhës.
Një moment i ngarkuar me ankth ishte përfundimi i televotimit të parë. Por edhe këtë fazë Elhaida Dani e kaloi me sukses. Mes Silvia Capasso  Veronica De Simone, Timothy  Cavicchini dhe Elhaida Danit e eleminuara e parë ishte  Silvia Capasso.

Tre finalistët e tjerë kanë vijuar më tej betejën, ndërsa Elhaida në këtë fazë të konkurimit ka shpërthyer me “Mama knows best” të Jessie J, duke treguar edhe njëherë forcën e vokalit të saj dhe interpretimin shpërthyes në skenë.

Pjesa e fundit e kësaj gare të ethshme ka kaluar me nota spektakli dhe interpretime hitesh derisa është bërë përballaj e parafundit, ku e treta në renditjen e televotimit u shpall Verorinica de Simore, ndërsa Elhaida dhe Timothy vijuan duelin e fundit.

“Më shumë se unë flet zëri i saj. Sa herë që këndon më emocionon”- tha Riccardo Cocciante, në një moment kur prezantuesi i tha se kishte 30 sekonda kohë për të bindur publikun: Pse duhej të votonin Elhaida Danin.

Pak pas mesnatës, jepet dhe çmimi, Elhaida është fituesja: "Grazie Italia" "Faleminderit"
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet