Lajmi se Leo Messi do të largohet nga Barcelona pas 16 vitesh ka habitur këdo, ndërsa vetë klub i futbollit ka zgjedhur ta përshëndes vetëm më 2 fjalë, "Faleminderit Leo'. Krahas shkrimit ata kanë postuar edhe një video ku shfaqen momentet më të mira të mesit dhe golat e shënuara nga ai në fushën e blertë.
Messi largohet me 6 “Topa të Artë” të fituar dhe me 35 trofe me fanellën e katalanasve, 8 Superkupa të Spanjës, 7 Kupa Mbreti, për të kaluar më pas në arenën ndërkombëtare me 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Kupa Bote për klube.
Messi dhuron magji. Ata që e kanë parë në fushë do të thotë që si ai nuk lind më. Messi është nga ata që të imponon respekt!
Lajmi kryesor:
Zyrtare, Barcelona konfirmon se Leo Messi nuk do të vijojë karrierën te katalanasit







