Faleminderit Mancini! Tevez rezervon fjalë të mira për teknikun

Faleminderit Mancini! Tevez rezervon fjalë të mira për teknikun
Sulmuesi i Manchester City, Carlos Tevez ka falënderuar publikisht menaxherin Roberto Mancini për besimin e shfaqur ndaj tij dhe paralajmëroi Manchester United se gara për titull është larg nga përfundimi, pas tripletës që shënoi të shtunën në fitoren 6-1 ndaj Norwichit.

Tevez ishte larguar nga City për tre muaj, pas mosmarrëveshjeve me Mancinin. Por, ata janë sqaruar mes tyre dhe Tevez është kthyer për t’i ndihmuar skuadrës në ndjekje të rivalit lokal, Unitedit, drejt titullit të parë nga viti 1968. Tevez startoi ndeshjen e tij të dytë me radhë në Premierligë, për herë të parë pas 11 muajsh dhe shpërbleu Mancinin me paraqitje të mirë dhe përfundim efikas të aksioneve.

“Sigurisht që mund të fitojmë titullin. Duhet të shtojmë presionin ndaj Unitedit. Duhet të vazhdojmë të luajmë kështu dhe do të mbërrijmë në krye. Matematikisht nuk është e pamundur. Jam shumë i lumtur që kam luajtur mirë, por gjëja më e rëndësishme është të falënderoj trajnerin Mancini dhe bashkëlojtarët e mi për përkrahjen që më kanë dhënë prej kur jam kthyer”, deklaroi Tevez për BBC Sport.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut