‘Faleminderit shoku për shpirtin tënd të përulur’, Ajola Xoxa fjalë të ndjera për Noizyn

‘Faleminderit shoku për shpirtin tënd të përulur’, Ajola Xoxa fjalë të ndjera për Noizyn

Gruaja e kryabashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa me dy reperët Noizy dhe Ghali

Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, ka qenë drejtuesja e klipit të reperit shqiptar Noizy që bëri në bashkëpunim me atë italian Ghali, në këngën më të fundit “Parku i lojrave”.  Ajola Xoxa ka postuar foto nga prapaskenat e xhirimeve, që edhe pse në ditët e fundit të shtatzanisë, ka punuar deri në mesnatë.

Para pak orësh Xoxa ka bërë një status ku ka falenderuar Noizyn për mundësinë dhe besimin që i dha në drejtimin e këtij klipi. Ajo shprehet se reperi është një djalë mirënjohës, aspak rebel dhe ka një shpirt përulës, me të cilin ja vlen të bashkëpunosh.

“I jam pafund mirenjohese @noizy dhe @ghali per besimin e tyre ne krijimin dhe drejtimin e kesaj video.
Noizy vertet eshte se jashtmi ai reperi cool dhe rebel, por po aq eshte nje njeri jashtezakonisht serioz ne pune, gjithmone i perpikte ne orar, vleresues dhe mirenjohes me absolutisht te gjithe stafin qe punoi 3 dite per kete video, pafund i dashur me femijet qe kishim ne set, asnjehere nervoz, asnjehere kritikues, por gjithmone motivues per ne te gjithe, vleresues per punen e secilit dhe i angazhuar ne cdo moment te jape edhe me teper nga cfare i kerkohet, plot mbeshtetje dhe mbi te gjitha plot mirenjohje nga fillimi deri ne fund. Thank you shoku for your humble, peaceful and grateful soul,”- shkruan gruaja e Erion Veliajt krahas një fotoje që ka publikuar në Instagram ku shihet së bashku me dy reperët.

Ajo që bie në sy është gjithashtu edhe një koment i Noizyt. “Ti je më e mira, personi më i ëmbël që kam njohur në jetën time! Zoti bekoftë gjithçka që ti bën në jetë,”- shkruan reperi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Llamarinisti: 01/10/2018 06:24

    Vetëm kafe morët....apo edhe ndonjë teke!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë