Ligji i ri për faljen e detyrimeve parashikon shuarjen e taksave, gjobave dhe kamatëvonesave për rreth 140 mijë mjete. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Transportit Rrugor se këto mjete do të publikohen nëpër media, ndërkohë që qytetarët do dorëzojnë targat për të bërë çregjistrimin. Në të kundërt ata do të duhet të deklarojnë se nuk kanë më as mjetet dhe as dokumentet e tyre.

“Të gjitha taksat, taksa e qarkullimit, taksa e prodhimit të mjetit, etj, si dhe kamat vonesat për pagesa të vonuara, por krahas kësaj falet edhe shërbimi që aplikojmë ne kur vjen qytetari për çregjistrim dhe bën një pagesë tani e ka falas. Ai do të vijë këtu pa pagesë, do dorëzojë targat e vjetra, lejen e qarkullimit, të gjithë dokumentacionin që disponon nëse nuk ka asnjë dokument do të bëjë një deklaratë që kam humbur dokumentacionin dhe targën edhe bëhet çregjistrimi”, tha Çupi.
 
Çupi thotë se pas ligjit të faljes, qytetarët do të jenë të detyruar të çregjistrojnë mjetet, ose të paguajnë taksat nëse vendosin t’i mbajnë. Çdo mjet që nuk ç’regjistrohet apo nuk paguan taksat, do të konfiskohet në rastin e parë që kapet në qarkullim.

“Në të kundërt ai do të sekuestrohet. Ne do e heqim nga regjistri, Policia e Shtetit ka akses te regjistri jonë nëse ajo nuk ekziston do të sekuestrojë mjetin. Këto mjete nuk ekzistojnë më”, tha Çupi. 
 
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Transportit Rrugor thotë se bëhet fjalë për rreth 82 mjete të regjistruara nga viti 1991 dhe 52 mjete që rezultojnë ende në qarkullim, po nuk kanë paguar asnjë taksë prej vitesh.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com