TIRANË - Janë dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, provat e kërkuara gjatë procesit për shpalljen të falimentuar kompaninë e fluturimeve Belle Air.

Seanca e sotme ka zgjatur më pak se 10 minuta, sot në orën 15:00, kur gjyqtari Ilir Çeliku ka hapur seancën duke pranuar provat e kërkuara.

Ai ka vendosur që të merret koha e nevojshme për shqyrtimin e provave të dorëzuara nga palët në proces.

Në fund të seancës së shkurtër, gjyqtari Çeliku ka vendosur që seanca e radhës është caktuar që të mbahet më datë 17 Janar.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)