Falimentimi i “Belle Air”, gjykata:
Ka 51,7 milionë euro borxhe

Falimentimi i “Belle Air”, gjykata:<br />Ka 51,7 milionë euro borxhe
TIRANË - Gjykata e Tiranës ka zhvilluar sot procesin për kërkesën e bërë nga kompania “Belle Air”, për shpalljen e falimentimit të saj.

Siç bëhet e ditur nga gazetari i "A1 Report", Arsen Rusta seanca e parë është zhvilluar sot në orën 14:00 dhe këtë çështje po e gjykon gjyqtari Ilir Çeliku.

Pas seancës, gjykata ka vendosur që të vihet një eksperte kontabël, që do vlerësojë asetet e kompanisë dhe gjendjen e likuiditetit.
 
Avokati i kompanisë Belle Air, Avni Shehu theksoi se kompania ka një pasuri asetesh prej 60,3 milionë euro në total dhe një flotë prej 7 avionësh. Në Gjykatë është mësuar se Belle Air ka në detyrimin e saj një borxh prej 51,7 milionë euro ndaj të tretëve si bankat, aeroporti etj, me të cilët ka pasur marrëdhënie ekonomike.

Belle Air llogaritej si kompania e dymbëdhjetë taksapaguese mes kompanive të mëdha dhe kishte një xhiro vjetore prej 100 milionë euros. Por që së fundi kaloi vështirësi të shumta financiare.
 
Kërkesa e Avni Shehut për një administrator të jashtëm për Belle Air nuk është pranuar nga gjykata. Ndërsa është lënë shtyrja e seancës tjetër në 12 dhjetor, derisa të vlerësohet aseti i kompanisë dhe do pritet një vendim se si do të operohet.
 
Avokati ka kërkuar që t’i jepet kohë kompanisë që të punojë për shlyerjen e detyrimeve. Kompania ajrore ka depozituar disa ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, një kërkesë që ta shpallte atë të falimentuar, pasi sipas tyre, Tatimet u kishin bllokuar llogaritë bankare.

Kompania e fluturimeve “Belle Air” ndërpreu papritur fluturimet, pasi kishte shitur 52 mijë bileta për një periudhë të gjatë kohore.  
 
Redaksia online
(ac/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar