PRISHTINË - Kompania e fluturimeve ajrore “Belle Air”, e cila po shkon drejt falimentimit, mund të përballet edhe me një proces gjyqësor me ndjekje penale nga shteti i Kosovës. Ministria e Infrastrukturës (MI), që është trashëgimtare e kompetencave edhe në aviacionin civil nga ish-Ministria e Transportit, ka bërë një kallëzim penal në fund të muajit të nëntor 2013 kundër dy drejtuesve të kësaj kompanie.
Kallëzimi penal të cilin e posedon Express në Kosovë edhe është bërë nga MI-ja kundër Ilir Xhelos, Menaxher Përgjegjës i kësaj kompanie dhe Elio Sallabandës, drejtor ekzekutiv.
“Sepse dyshohet se të përmendurit nuk i kanë ofruar apo kanë dështuar t’i ofrojnë në mënyrë të plotë dëshmitë e kërkuara dhe të paraqesin informacione e kërkuar apo në lidhje me ofrimin e listës së udhëtarëve 10 dhe 12 gusht 2013 ku në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, konkludohet se së paku 195 udhëtarë kanë qenë të dëmtuar nga parregullsitë gjatë udhëtimit me avio-kompaninë “Belle Air” dhe problemeve të vazhdueshme deri më datën 5 shtator”, thuhet në kallëzimin penal të MI-së që e posedon Express.
Në këtë kallëzim penal janë bashkangjitur edhe dëshmi nga komunikimi i kompanisë me përgjegjësit kosovarë të aviacionit civil ku dëshmohet mos paraqitja e saktë e listave të klientëve të kompanisë, që më vonë disa prej tyre edhe përfunduan të mashtruar dhe të dëmtuar nga kompanie.
Kjo kompani aktualisht është jashtë funksionit komercial. “Belle Air është e detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet për shkak të bllokimit prej më se 18 ditësh të llogarive bankare ne Shqipëri. Kompania do të rinisë një proces ristrukturimi gjatë kësaj periudhe për t’u rikthyer së shpejti me shërbime e çmime më të lira në tregun shqiptar”, shkruan në faqen e parë të ueb-faqes së kësaj kompanie.
Më poshtë kallëzimi penal i Mi-së kundër “Belle Air”.
(Në foto: Padia e bërë në Prokurorinë e Prishtinës)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26