Falimenton "Belle Air Europe"
tarifa mbrojtëse për maqedonasit

Falimenton tarifa mbrojtëse për maqedonasit">
Udhëtarët e “Belle Air Europe” kanë mundur të shpëtojnë biletat e tyre, pasi kompania në fjalë u mbyll në mënyrë të papritur. Një kompani ajrore “Wizz Air”, cila operon në Europën Qendrore dhe Lindore, ka prezantuar dje bileta shpëtimi me çmime prej 39.99 eurosh. Nisja mund të bëhet nga Aeroporti i Shkupit, për të gjithë udhëtarët e “Belle Air Europe” që udhëtojnë në Basel Dortmund, Milano, Bergamo, Venecia dhe Malmö.

Sipas njoftimit të kompanisë “Wizz Air” biletat e shpëtimit mund të blehen deri në datën 15 dhjetor.  Ndërkaq, pak ditë më parë në Tiranë, dhjetra qytetarë të cilët kishin blerë biletat tek kompania “Belle Air” shkuan para zyrave të kompanisë "Belle Air" , në qendër të Tiranës dhe të indinjuar kërkonin zgjidhje për sa i përket udhëtimit apo rimbursimit të biletës. Ata ishin të irrituar për faktin se duhet të paguanin tarifën e shpëtimit prej 60 eurosh, pasi blerjen e biletës e kishin kryer para disa muajve. Ndërkohë Disa përfaqësues të policisë private ndodheshin para portës së zyrës së “Belle Air” në Tiranë për të ruajtur rendin. Qytetarët kërkonin që shteti të ndërhynte për të gjetur një zgjidhje.

Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit