CSKA e Sofjes, klubi me më shumë trofe në Bullgari ka falimentuar duke u “zhdukur” nga harta e futbollit. Bëhet fjalë për një nga klubet më me histori në futbollin bullgar që ka nxjerrë shumë emra të mëdhenj, ku kanë luajtur edhe yje si Hristo Stoiçkov.
CSKA e Sofjes me plot 50 trofe: 31 tituj dhe 19 Kupa dhe dy gjysmëfinale në Ligën e Kampioneve, është deklaruar sot zyrtarisht e falimentuar nga Gjykata e Sofjes.
Mali me borxhe i akumuluar me gjithë evazionin fiskal, në total, 6 milionë euro e detyroi Federatën ta përjashtonte nga kampionati. Tani CSKA është e detyruar të fillojë gjithçka nga e para duke luajtur në kategorinë e tretë amatore të kampionatit të Bullgarisë.
a.p/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com