TIRANE - Alpine Bau, kompania e ndërtimit nga Austria, që arriti në pak kohë, pas ardhjes në pushtet të qeverisë Berisha, të “marrë” tre projekte të mëdha në infrastrukturë, tashmë ka kaluar në faliment të detyruar, pas ftohjes me “protektorin” e saj, botuesin e “55”-ës, Fahri Balliu.
(Foto: Faksimile e regjistrimit në QKR të kompanisë Alpine Bau (djathtas) Fahri Balliu)
Kompania, e krijuar në korrik 2007 si filiale në Shqipëri e subjektit me qendër në Austri, ka arritur, falë Balliut, të fitojë tenderët për ndërtimin e mbikalimit të Kamzës, segmentit Levan-Vlorë dhe atij Levan-Damës. Që në krijim të kompanisë, administratore në Tiranë ka qenë kunata e botuesit Balliu, Blegina Agolli, e cila, ndërkohë punonte, në shkelje të ligjit, edhe si sekretare e përgjithshme e ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë e Sporteve.
Kohët e fundit, sipas burimeve nga Tatimet, të dy palët janë “prishur” dhe tashmë firma administrohet nga dy bashkëadministratorë austriakë: Hitzler dhe Deppe, që janë emëruar në 18 shkurt të këtij viti me mandat 5-vjeçar. Firma austriake “Alpine Mayreder BauGmbH” i është nënshtruar një procesi gjyqësor në Gjermani, ku, në vitin 2001, rezulton të ketë kryer veprën e dhënies së ryshfetit për të fituar një tender publik.
Në shtypin gjerman është bërë e ditur se ing. Dietmar Aluta-Oltyan, një nga pronarët e kompanisë, i ka dhënë për të fituar këtë tender, shumën prej 5.5 milionë markash, të barabartë me 2.8 milionë euro aktualisht, ish-administratorit të stadiumit “Allianz Arena” të Mynihut, ku u zhvillua ceremonia e hapjes së kampionatit botëror “Gjermania 2006”.
Në bazë të fakteve të paraqitura para trupit gjykues, Dhoma e 4-t e Këshillit Gjyqësor të Mynihut-1 ka vendosur më 13 maj 2006 që të shpallë fajtor për mitëmarrje ish-administratorin e stadiumit, duke e dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim; administratorin e kompanisë “Alpine”, Aluta-Oltyan, duke e dënuar me dy vjet burgim me kusht dhe 1.8 milionë euro gjobë; si dhe drejtorin financiar të kësaj kompanie me 10 muaj burgim.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.6%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Flamur Noka e kërcënon se “do ta paguajë”, Sokol Bizhga përballë tij e merr me buzëqeshje! Momenti i akuzave dhe reagimi
26 Nëntor, 19:21
-
Netanyahu: Lufta në Liban nuk do të përfundojë derisa izraelitët në veri të vendit të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre
26 Nëntor, 19:20
-
Netanyahu do t'i paraqesë kabinetit marrëveshjen e armëpushimit në Liban! Zotohet për shkatërrimin e Hamas
26 Nëntor, 19:17
-
Netanyahu i drejtohet popullit për armëpushimin në Liban
26 Nëntor, 19:16
-
Ironia e Spahiut: Opozita nuk proteston për vrasjen 14-vjeçarit por për fundin e 84-vjeçarit
26 Nëntor, 19:15
-
Video e bujshme/ 7 vite më parë Suel Çela merrte përpara Policinë në mes të Elbasanit
26 Nëntor, 19:12
-
Protesta e PD/ Militantët mblidhen para Bashkisë së Tiranës, forca të shumta policie rrethojnë zonën
26 Nëntor, 19:10
-
Protesta mbyllet vetëm te ‘Sheshi Uillson‘, Bardhi dhe grupi i bashkohen pjesës te Bashkia e Tiranës, pikat e tjera s'i binden
26 Nëntor, 19:10
-
'Polici politike', Flamur Noka: Nuk kanë pse të japin apo marrin leje! Kush prek protestuesit do ketë punë me PD-në
26 Nëntor, 19:05
-
U largua nga sheshi Willson, Bardhi drejt bashkisë së Tiranës sulmon ministrin Hoxha: I lidhur me bandën e Durrësit! Policia ishte sot kundër qytetarëve
26 Nëntor, 18:55
-
Pamjet me dron/ Protestuesit ikin drejt Bashkisë së Tiranës, zhbllokohet qarkullimi te sheshi Willson
26 Nëntor, 18:54
-
Bardhi koordinon protestën me telefon, zhvendos protestuesit nga sheshi Willson drejt Bashkisë Tiranë
26 Nëntor, 18:52