Federata e Futbollit në Itali nuk e dënoi mbrojtësin e Interit, Francesco Acerbi, me këtë të fundit që ofendoi në baza racore lojtarin e Napolit, Juan Jesus. Ndeshja e fundit mes tyre në "Meazza" mori përmasa të tjera tej futbollit, ndërkohë që në Napoli ka pasur protesta.

Ultrasit e Napolit shfaqën një pankartë polemike në pjesë të ndryshme të qytetit gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm kundër vendimit për të mos skualifikuar lojtarin e Interit.

Pankarta u vendos para stadiumit "Maradona" dhe gjithashtu në vende të tjera simbolike të qytetit, përfshirë Sheshin 'Plebiscito'. "Sistem hipokrit, Acerbi është simboli juaj", thuhej në shënim.