Festa e Kurban Bajramit u kremtua edhe në Lezhë. Me mesazhe paqeje e harmonie për njëri-tjetrin, si dhe lutje për më shumë begati, dhjetëra besimtarë myslimanë falën namazin në xhaminë e qytetit.
Teksa foli për simbolikën e kësaj feste, myftiu i Lezhës, Sadetin Kotrri, përcolli mesazhe paqeje, solidariteti dhe dashurie ndaj njëri-tjetrit. Ai theksoi rëndësinë shpirtërore të kësaj dite dhe rolin që ajo ka në forcimin e lidhjeve njerëzore dhe të besimit.
Pas faljes së namazit, besimtarët uruan njëri-tjetrin për festën, duke vijuar me vizitat tradicionale në familje dhe te të afërmit gjatë gjithë ditës. Kurban Bajrami është një nga dy festat më të mëdha të Islamit, që simbolizon sakrificën, mirësinë dhe përkushtimin ndaj Zotit.
Lajmi kryesor:
Sot Kurban Bajrami/ Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’! Kreu i KMSH: Dita e solidaritetit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit










