Gruaja dhe njëri nga djemtë më të mëdhenj të viktimës Muça, janë ndjerë të lënduar nga nisamat publike dhe nismat e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, për lirimin e Nazime Vishës, e cila sipas tyre, ka vrarë Fiqiriun me paramendim, duke i ngritur kurth.

Sipas tyre, gabimi i vetëm i Fiqiriut në këtë çështje është tradhtia, ndërsa Nazime Visha ka kryer shumë gabime, deklarojnë familjarët.

19-vjeçari Ervis Muça, djali i madh i Fiqiri Muçës, është shprehur se do kryejë vetëgjyqësi, pasi ndihen të tradhtuar nga Shteti, shoqëria civile, prokuroria dhe gjykatat.

Sipas tij, shoqëria civile dhe shumë të interesuar të tjerë, më tepër kanë marë të mirqënë versionin e Nazime Vishës, sa sa me të vërtetën që ka ndodhur, ndërkohë asnjë nga shoqëria civile nuk është interesuar se ku jeton sot familja e Fiqiriut, në çfarë gjëndje është ajo. Por, kanë zgjedhur duke u marrë me Nazimen, artistë, politikanë, e shumë të tjerë, vijon ai.

Nisur nga kjo situatë, familjarët të lenë të kuptosh se do hakmeren. Më tej, ata shtojnë se ndihen të fyer dhe se Shteti dhe vetë autorja e krimit është tallur me ta, ku Nazimja përveç krimit të rëndë tashmë ka synuar të bëhet dhe e famshme.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)