Biznesi i vogël, kryesisht baret, lokalet dhe restorantet, do të përfitojnë nga falja e tarifës së hapësirës publike nga Bashkia e Tiranës. E njëjta nismë është ndërmarrë nga bashkia edhe në prill 2020, si një masë për të ndihmuar biznesin për shkak të pandemisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se vendimi do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve, për shkak se aktualisht nuk e lejon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Duam ta përsërisim edhe këtë vit amnistinë për tarifat vendore. Nëse hotelet nuk kanë pasur punë, çfarë tarife do paguajë? Nëse ti e mbyll lokalin në orën 20:00, pse duhet të paguash taksë për hapësirën publike?”, u shpreh Veliaj. “Do hyjë në fuqi pas zgjedhjeve, duke qenë se jemi në periudhë zgjedhore dhe KQZ-ja e ka ndaluar që të marrim masa të tilla”, theksoi Veliaj.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku shtoi se sakrifica që po bën Bashkia e Tiranës është për t’i ardhur sadopak në ndihmë biznesit, që ka humbur gjatë gjithë kohës së pandemisë.
Nga ana tjetër ai ironizoi edhe vendimin e KQZ-së për ta gjobitur, gjobë e cila u hoq më pas si e paligjshme.
“Ju e dini, unë edhe gjobitem kur bëj më shumë punë seç duhet! Nuk e di pse nuk ka gjoba për ata që flenë gjumë, ose për ata që ikin nga puna? Nuk ka gjoba për ata që çohen në orën 11:00, por për ata që punojnë më shumë seç duhet ka,” ironizoi Veliaj.
E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
28.4%
-
Keq
54.7%
-
Nuk e di
16.9%
Vota total: 225
Lajme të tjera
-
Rithemelimi e PL sërish protestë para Bashkisë së Tiranës! Lejen në Polici e merr Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
26 Prill, 07:32
-
Veliaj në Hollandë, takon Kryetarin e Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb
25 Prill, 20:18
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
VIDEO/ Qytetares i bie të fikët në aeroportin e Hanoverit, Veliaj i vjen në ndihmë
24 Prill, 14:38
-
Kryebashkiaku Erion Veliaj zyrtarisht 'Qytetar Nderi' në Komunën e Bujanocit
23 Prill, 18:20
-
Në 3 muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €
23 Prill, 16:59
-
Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike
23 Prill, 11:54
-
Nxënësit e shkollës 'Andrea Stefani' i bashkohen fushatës së mbjelljes, Veliaj: Shumë shpejt nis puna për Terminalin e ri Verior
22 Prill, 15:34
-
Në nisjen e panelit të B40-ës, Veliaj takon kryebashkiakun e Athinës, Haris Doukas
22 Prill, 11:29
-
Veliaj pret Presidentin dhe Sekretarin e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit: Koha për një pistë për sportet e Motocross-it në Tiranë
21 Prill, 13:05
-
Mero Baze: Një çetë opozitare që po forcon Erion Veliajn
20 Prill, 20:25
-
13 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Marrja e pasaportës shqiptare, mision për të çuar vendin përpara
20 Prill, 15:22