BERAT - Shpërdorimi i detyrës ka çuar para drejtësisë kryetarin e komunës Perondi në Berat, Rexhep Hajdari po ashtu edhe katër shtetas të tjerë të cilët akuzohen për “falsifikim dokumentesh”.
Personat e akuzuar janë hetuar në gjendje të lirë pasi rezultoi nga hetimet se kryetari i komunës Hajdari ka shitur disa sipërfaqe toke shtetasve Elmas Mema, mylaim Pire, Refat Pire dhe Bajram Putro ndërkohë që kjo sipërfaqe toke ishte në pronësi të kallëzuesit.
Kreu i komunës megjithëse e dinte se kjo tokë i takonte ligjërisht kallëzuesit ia ka shitur atë shtetasve të tjerë, të cilët pasi nuk kanë mundur ta regjistrojnë pronën në zyrat e ZVRPP kanë falsifikuar dokumentet duke u bërë pronarë të rremë të truallit.
Njoftimi i Policisë për rastin e Beratit
Prokuroria e Beratit dërgon për gjykim kryetarin e komunës Perondi, Rexhep Hajdari, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, si edhe katër shtetas të tjerë, të akuzuar për “falsifikim dokumentesh”. Të gjithë personat e akuzuar janë hetuar në gjendje të lirë
Në bazë të hetimit të Prokurorisë së Berat, nisur pas kallëzimit të një shtetasi, rezulton se Hajdari, në cilësinë e kryetarit të komunës Perondi, i ka shitur disa sipërfaqe toke shtetasve Elmas Mema, Mylaim Pire, Refat Pire dhe Barjam Putro, të cilat rezultonin në pronësi të kallëzuesit. Nga hetimi ka rezultuar se kryetari i komunës, pavarësisht se kjo sipërfaqe toke ishte njohur me vendim gjyqësor në emër të kallëzuesit, e ka konsideruar si hapësirë publike dhe ua ka këtë shitur këtë truall 4 shtetasve. Këta të fundit, pasi ZVRPP Berat nuk ua ka njohur blerjen për efekt regjistrimi në hipotekë, për shkak se ajo ishte regjistruar në emër të kallëzuesin, kanë falsifikuar dokumentacionin, duke u bërë pronarë me dokumente të rremë.
Për këtë arsye, Prokuroria e Beratit ka ngritur akuzë ndaj 5 shtetasve; nga të cilët, për Kryetarin e Komunës për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa për 4 të tjerët, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com