Mehmet Morina, drejtor në Departamentin për Çështje Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës është suspenduar nga detyra e tij pas falsifikimit të notave verbale për grupe të njerëzve për pajisje me viza për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Koha ditore.
Vendimin për suspendim e ka marrë sekretari i përgjithshëm i MPJ-së, Nagip Skënderi, me rekomandim të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Në vend të Morinës në pozitën e ushtruesit të detyrës është emëruar Korab Mushkolaj. Sipas burimeve të sigurta, kërkesat për viza me dokumentacion të falsifikuar janë dërguar në MPJ nga Ministria e Diasporës dhe ajo e Bujqësisë, ndërsa i implikuar drejtpërdrejt në këtë rast ka qenë vetëm Morina.
Koha ditore më tutje shkruan se incidenti ka shkaktuar probleme të mëdha në relacion me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë parasysh se falsifikimet me qëllim të marrjes së vizave amerikane përbëjnë kërcënim edhe për sigurinë e SHBA-së, dhe si të tilla konsiderohen vepër e rëndë kundër këtij shteti.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com