TIRANE - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar djathë bebe me datë skadence të ndryshuar ndërsa 500 koli djathë bebe dhe një sërë produktesh të sekuestruara shoqëroheshin me një faturë tatimorë nga kompania “Infood”.

Aksioni i AKU dhe Policisë është kryer në Bathore të Tiranës ku në një ambient të improvizuar si magazinë ndryshoheshin datat e skadimit të produkteve, ku djathit bebei i fshihej data duke i vendosur një datë të re.

Kompania e cila ka lëshuar faturën tatimore që shoqëronte një sërë produktesh, si çokollata, pije, vaj etj. në furgonin Mercedez Benz me targë TR 6291 S rezulton të ketë për aksioner dhe deputetin Tom Doshi i cili pak ditë më parë u përjashtua nga Grupi Parlamentar Socialist.

Sipas ekstraktit të QKR-së në kompaninë “Infood”, regjistruar në 18 shkurt 2008, rezulton ortak me 10 % aksione deputeti Tom Doshi. Të dhënat e QKR-së tregojnë se me 10 % aksione deputeti Doshi është shtuar në firmën “Infood” më 22 korrik 2014.

Hetimet janë kryer nga njësia e Hetimit tatimor në Policinë e Tiranës si dhe AKU, ndërsa është ndaluar Shpresa Piro pronare e ambientit në Bathore dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj dhe  administratorja e “Infood” Anxhelina Kukaj. 

Aktualisht hetimet vazhdojnë dhe AKU ka nisur verifikimet në terren për tërheqjen nga marketet të produkteve të shpërndara nga firma “Infood”.

aku



Firma që importonte këto produkte të cilave u kishte kaluar data e skadencës u verifikua nga mjeti i tyre transportues. 

Ky është rasti i dytë i kapjes në flagrancë të firmave që falsifikojnë produkte ushqimore për ti hedhur më pas ato sërish në treg.

Në krye të aksionit ka qenë vetë kreu i AKU Taulant Kalo.



faksimile tom doshit

fugoni

skadim
aku


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)