Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për 7 shtetas, dy prej tyre zyrtarë dhe 5 të administratorë apo përfaqësues të kompanive që merren me tregtimin e vajrave lubrifikantë, pasi akuzohen për veprat penale të fallsifikimit të dokumentave, korrupsionit pasiv dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Kjo masë është marrë pasi nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se përfaqësuesit e kompanive, në bashkëpunim me një inspektor të Drejtorisë së Inspektimit të Naftës dhe Gazit dhe një punonjës të laboratorit të Ushtrisë kanë fallsifikuar dokumentat për llojin e vajit lubrifikant, si edhe për cilësinë e tij.
Këta persona, në bashkëpunim, kanë hedhur në treg vaj lubrifikant të një cilësie të ulët, duke e paraqitur si mall të kompanive të njohura botërore në këtë treg.
Në përfundim të hetimeve paraprake, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokrurorisë dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për shtetasit:
Flamur Xhemali, administrator i “Alba sha”
Besjan XhemaliBesjan Xhemali, punonjës i “Alba sha”
Besmir Mali, Inspektor në Drejtorinë e Inspektimit të Naftës dhe Gazit, Tiranë
Milidin Bakalli, punonjës në Laboratorin e Ushtrisë
Erjon Agolli, përfaqësues i “ASJA” shpk
Amarildo Thomaj
Ermal Myrta
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com