Falsifikuan dokumentet dhe i morën 5 mijë metër katrorë tokë një personi, tre të arrestuar në Durrës, mes tyre ish juristi i hipotekës (EMRAT)

Falsifikuan dokumentet dhe i morën 5 mijë metër katrorë tokë një personi, tre të arrestuar në Durrës, mes tyre ish juristi i hipotekës (EMRAT)

Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit nën akuzën se kanë përvetësuar 5000 m² tokë të një qytetari, duke e regjistruar në hipotekë si pronë të tyren.

Në pranga kanë rënë ish jurisiti i hipotekës së Durrësit, Artur Isaku 60 vjeç, Faik Ibrahimi 72 vjeç dhe Zyber Dema 68 vjeç. Arrestimi i tre personave vjen pa një hetimi disa mujor të bërë nga policia në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit.

Faik Ibrahimi dhe Zyber Dema të dy banues në Durrës në bashkëpunim me Artur Isakun i cili në kohën e shkeljes së bërë, mbante postin e juristit në hipotekë, kanë kryer falsifikimin e dokumentave për të përvetësuar tokën prej 5000 metrash katrorë të një qytetari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Ndaj të arrestuarve është gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës ka caktuar masën e sigurisë së arrestit me burg. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë “Shpërdorimi i detyrës” dhe  “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë hetimet po vijojnë për të përcaktuar personat e tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK