Falsifikuan vaj ulliri e salcë
gjykata lë në burg babë e bi

U arrestuan dy ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Kimisti” pasi u zbuluan duke falsifikuar produkte ushqimore vaj ulliri “Himara” dhe Salcë domate me logo të falsifikuar “Fagero”, gjykata lë në Fabian Gero dhe Arnold Gero.
 
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë e cila ndër faktet që renditi për të lënë në burg babë e bir deklaroi se ata paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi kanë prodhuar ushqime të dëmshme për popullatën.
 
Dy ditë më parë policia e Tiranës mundi të zbulojë në “Ali Dem” punishten ilegale të ndërtuar nga Fabian Gero i cili me mënyrë të jashtëligjshme krijonte produkte të rrezikshme ushqimore dhe falsifikonte marka të licencuara.

Report Tv denoncoi dy ditë më parë një serë falsifikimesh të ndodhura gjatë një periudhe 3-mujore.
 
Nga dhjetor 2016 deri më 28 shkurt 2017 janë kryer tetë operacione policore ku në pranga kanë rënë 5 falsifikator dhe janë sekuestruar mbi 100 lloje produktesh ushqimore të falsifikuara e janë asgjësuar afro 1.5 ton në sasi të cilat kanë nisur të asgjësohen.

Produktet e falsifikuara hidheshin në treg në dyqane të ndryshme dhe Qendra Tregtare me ambalazhin "mallra në ofertë". 

Nga djathi bebe, sukot për fëmijë, tek Vaji i ullirit, birrat, e salca e domates janë produktet ushqimore të falsifikuara të sekuestruara nga policia e Tiranës në harkun kohor të tre muajve. 

Superaksioni i Policisë ka mundur të zbulojë në Tiranë, kryesisht në Kamëz, në lagjen "Ali Demi", "Lanabregas", disa punishte që në mënyre ilegale prodhonin e paketonin ushqime të pakontrolluara.

Të arrestuar nga policia

Spiro Fuqi 

Fabian Gero

Arnold Gero

Shemsi Pira

te arrestuarit produktet e falsifikuara
Spiro Fuqi                                        Fabian Gero                                Shemsi Pira


Produktet ushqimore të falsifikuara
Djathtë bebe "La Vache Quirit"

Suko për fëmijë

"Jufka" dibrane

Vaj Ulliri

Perime të konservuara

Farë djathi

Pije alkoolike (Birrë Tirana, kuqalashe) 

Salcë domate “Fagero"

Verë e markës “Vrant” dhe “Vinca Delviso” 

Bitter

Nescafe

Detergjente

“Ver nel”

“Budy lotion”

Bojëra flokësh

“Mis Gonneta”

“Pur”

Produktet e falsifikuara që u bllokuan nga policia 
3432 kg makarona “Jufka” 

100 litra vaj i hapur 

45 litra vaj i ambalazhuar 

48 kuti detergjent “Ver nel” dhe “Budy lotion” 

2 kuti me stilolapsa 

"Farë djathi” 2550 copë e 100 gr 

50 kuti bojëra flokësh “Mis Gonneta” dhe “Pur” 

80 kuti me perime të konservuara 

10 shishe pije alkoolike vere e markës “Vrant” dhe “Vinca Delviso”.

500 kova me xaxiqi 

250 kova me speca të mbushura

180 kova me kastraveca të mbushur

500 kova me artikuj të tjerë si patëllxhanë, dhe sardele konserve.

3480 kanaçe Nescafe Late e skaduar

Birre Tirana kuqalashe 1360 shishe

Suko me mbishkrimin "Vita" 6000 copë
 
Bitter Coccodrillo një sasi prej 8000 shishe 

Punishtja e Fabian Geros
270 shishe plastike 1.5 kg me mbishkrimin Vaj sallate Himara dhe vaj ulliri Himara

150 l vaj ulliri i hapur pa etikete.

Arome vaj ulliri 40 kg.

700 shishe qelqi të mbushura me salcë domatesh me mbishkrimin Fagero.

Një thes 20 kg i hapur i mbushur me lëndë Sode Kaustike

90 kg me lëndë kimike (përdoret për prodhimin e pijeve alkoolike),

3 shishe qelqi 1 l me lëndë Acid Nitrik

Sapuna me ngjyrë 700 copë

10. Një bidon 1l alkool Izopropilik

Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero Leng Domate Passata

Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero salc Domate me ereza

Etiketa stampa Vaj sallate Himara, Vaj ulliri Himara dhe

Etiketa stampa Vaj ulliri Himara si dhe etiketa vaj extra vergine

Pajisje që shërbenin për prodhime të ndryshme.

[gallery]21273[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues