Përfituan 2 vite pension pasi falsifikuan dokumentat zyrtare duke ndryshuar moshën dhe kontributetet për vitet e punës të pakryera policia e Dibrës procedon penalisht 7 shtetas mes tyre dy gra.

Burime nga policia e Dibrës bënë me dije se këta shtetas kanë përfituar padrejtësisht afro 3 milion lekë të cilat duhet ti kthejnë pranë drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore.

Aktualisht këtyre shtetasve u janë ndërprerë pensionet dhe materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)