Partnerja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani ka reaguar për herë të parë pasi familja e të dashurit të saj u shpall "non grata" nga SHBA.
Ishte një ndjekëse e cila e ngacmoi lidhur me çështjen në Instagram, duke i shprehur keqardhjen e saj për ngjarjen e ndodhur, që nxiti edhe reagimin e blogeres.
Armian shkruan se për arsye politike, “çdo gjë mund të ndodhë”, ndërsa shton se shqetësimi i vetëm është shëndeti i saj dhe i njerëzve të dashur.
“Tashmë kam mësuar që për arsye politike, çdo gjë mund të ndodhë. Edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të koronavirusit). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, shkruan Mevlani.
Pasditen e 19 majit, përmes një njoftimi zyrtar, Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi se SHBA ka futur në 'listën e zezë' Sali Berishën dhe familjen e tij. Blinken firmosi kështu fundin e palavdishëm të një politikani kaq të rëndësishëm. Në argumentimin e DASH thuhej se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.
C'TU DESH TY MOJ KARMINA TE HyJE NE ATE FAMILJE KRIMINELESH DHE HAJDUTESH...E GJITHE PASURIME E TYRE DO SEKUESTROHET. ...
PërgjigjuMjafton te arrijne te fshehin 0.1% te pasurise dhe do i mjaftoje per 2-3 brezat e ardhshem.