Familja blen 600 karta telefoni
për fitoren e Anaidit në finale
Anaidi është shpallur fituesi i edicionit të gjashtë të këtij Big Brother, një shou që për tre muaj ka mbajtur të mbërthyer para ekranit qindra shqiptar. Gjithmonë nga disa banorë vit pas viti ka pasur polemika sa i përket votave, pasi secili prej tyre në fakt arrin një
Anaidi është shpallur fituesi i edicionit të gjashtë të këtij Big Brother, një shou që për tre muaj ka mbajtur të mbërthyer para ekranit qindra shqiptar. Gjithmonë nga disa banorë vit pas viti ka pasur polemika sa i përket votave, pasi secili prej tyre në fakt arrin një popullaritet të caktuar. Shpesh fansat nuk votojnë, por japin mbështetjen e tyre në rrjetet sociale ku dhe tonet janë më të zjarrta. Megjithatë në fund fare janë pikërisht votat me celular ato që vendosin pikat mbi I.
Kështu ka ndodhur edhe këtë vit, ku pëlqimi i publikut dukej se anonte mes Anaidit dhe Elonës nga sondazhet online. Në fund ka triumfuar Anaidi, djaloshi 27-vjeçar nga Tirana. Një javë pas fitores kemi mësuar se ai është mbështetur fuqishëm nga famlijarët e tij, të cilët javën e fundit duket se nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë votuar Anaidin. Sipas shitësve të marketeve në zonën përreth, saktësisht afër një pike basti, kemi mësuar se familjarët e tij kanë blerë me qindra karta telefoni për të votuar Anaidin dhe duket se në fund këto vota kanë bërë edhe diferencën për fituesin. “Rreth 600 karta kanë blerë” thotë një zotëri, i cili është më se i bindur në shifrat e tij.
Madje kanë qenë pesë veta përfshirë edhe të atin e Anaidit, të cilët kanë votuar parreshtur gjatë gjithë natës finale, sipas po të njëjtit burim. Vetë Anaidi, i pyetur nëse ishte e vërtetë se familjarët e tij kanë blerë, shumë..qindra karta për ta votuar, e ka pohuar këtë fakt, por nuk ka saktësuar asnjë shifër. i ka mjaftuar fakti se familja ka qenë faktor kyç që ai ta fitonte këtë aventurë, madje fitoren ia kushtoi të atit të tij. Ky fakt hedh poshtë edhe të gjithë zërat për lidhje miqësie të Anaidit me Presidenten e Top-Medias pas fitores si dhe dëshmon fuqinë që ka televotimi në një garë dhe realiti shou si Big Brother.
Anaidi preferon shoqërinë e Françeskës së BB5Vajza bukuroshe e edicionit të pestë të Big Brother është fotografuar nën shoqërinë e fituesit të sivjetshë, Anaid Kaloti në një nga lokalet e bllokut. Të dy kanë qenë mjaft të përzemërt me njëri-tjetrin dhe kanë shijuar një kafe tërësisht miqësore.
Por prania nën shoqërinë e njëri-tjetrit nuk mund të mos na tërhiqte vëmendjen, pasi të dy janë persoanzhe të njohur e të komentuar tashmë. Më shumë sesa pjesëmarrja në Big Brother të dy, duket se i lidh pak a shumë edhe një fat i njëjtë sa i përket lidhjeve që kanë krijuar në këtë shou. Françeska u nda vetëm pak kohë pas daljes nga shtëpia me Ermal Merdanin, ndërsa Anaidi shpejtoi t’i jepte duart Joanës sapo u shpall fitues i këtij shou.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
4/5
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
20.6%
-
Dështim
67.7%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 1751
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!
8 Tetor, 15:52
-
Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën nuk janë demokratët e vërtetë! Faleminderit punonjësve që rikthyen normalitetin në kohë rekord
8 Tetor, 15:50
-
Alban Daci: Politika dhe SPAK!
8 Tetor, 15:43
-
Tre futbollistë largohen nga grumbullimi i Anglisë, u dëmtuan me skuadrat e tyre
8 Tetor, 15:39
-
NBA/ Dy breza luajnë krah për krah në basketbollin amerikan, LeBron James në parket me të birin
8 Tetor, 15:33
-
Nga teknikat e origamit tek workshop-et mbi kulinarinë dhe përpunimin e çajit, ja aktivitetet që do të sjellë Java Kulturore Japoneze në Shqipëri
8 Tetor, 15:24
-
Dëmtimet godasin Çekinë, tre lojtarë largohen nga grumbullimi para Shqipërisë
8 Tetor, 15:16
-
'Magjistari' Iniesta u tërhoq nga futbolli, Messi: Je fenomen, një nga më të mirët që kam luajtur! Real Madrid: Legjendë
8 Tetor, 15:11
-
'Asnjë minutë paqe', Berisha paralajmëroi mosbindje civile deri në ngujime e greva, Meta: Do të ketë mbështetjen tonë
8 Tetor, 15:02
-
Nëna lindi foshnjën në makinë pasi u bllokua në trafikun e protestës së PD, drejtoresha e maternitetit Geraldinë: Të dyja në gjendje të mirë shëndetësore
8 Tetor, 15:02
-
Dibër/ 30 banorë nga 3 fshatra me shenja helmimi në spital, mes tyre dhe të mitur! Policia nis hetimet
8 Tetor, 15:00
-
'Modriçi' shqiptar bind Sylvinhon, trajneri e fton për ndeshjet e tetorit! Ndryshime te Kombëtarja
8 Tetor, 14:44