Familja Durdaj njihet me akuzën ndaj Mediut, avokati: Moment procedural, më vonë ndajmë qëndrimet

 

Avokati i familjes Durda, Dorjan Matlija, e ka konsideruar thjesht si një moment procedural thirrjen e tyre në  SPAK për tu njohur me komunikimin e akuzës që i është bërë Fatmir Mediut.

“Ky proces është vënë në lëvizje nga familja Durda. Në këto momente na është komunikuar përfundimi i hetimeve dhe rezultati, që janë të ngjashme me momentin kur e pushoi Gjykata e Lartë. Kjo është thjesht çështje procedurale, asgjë më shumë se kaq.

Ne do të marrim kohën që të shikojmë të gjitha veprimet e kryera. Do të vlerësojmë nëse do të kemi kërkesa ndaj prokurorisë që do t’i shërbejnë hetimeve dhe gjykimit. Sot na është komunikuar thjesht konkluzioni i arritur nga prokuroria. Nuk jemi njohur me dosjen ende.

Kjo nuk është një çështje që u hetua tani por një çështje e vjetër që u rihap nga Gjykata e Lartë”, ka thënë avokati pasi kanë dalë nga SPAK.


Lajmi kryesor:

Mediu vetëm 'shpërdorim detyre' për ‘Gërdecin’, Zamira Durda për Report Tv: Na vranë sërish! Hetim korrupsionit, babëzia për para vrau 26 vetë


K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Kartoni i kuq për Bellingham i kushton shumë, pezullohet gjyqtari Montero: Jam izoluar në shtëpi, më sulmuan babanë

Kartoni i kuq për Bellingham i kushton shumë, pezullohet gjyqtari Montero: Jam izoluar në shtëpi, më sulmuan babanë