Familja e 11-vjeçarit, D.Almadhi
çon në prokurori 3 mjekët ligjorë

Familja e 11-vjeçarit, D.Almadhi<br />çon në prokurori 3 mjekët ligjorë
TIRANE- Familja e Denis Almadhit, 11-vjeçarit i cili vdiq gjatë një ndërhyrje estetike në sy, nuk ka hequr dorë nga gjetja e shkaqeve të vërteta që i morën jetën djalit të tyre. Ata pretendojnë se mjekët që i bënë ekspertizën ligjore, kanë mbrojtur bluzat e bardha dhe kanë fshehur të vërtetën. Pikërisht për këtë arsye familjarët e 11-vjeçarit, i cili u operua nga një grup mjekësh irlandezë, kanë depozituar në prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj tre mjekeve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bardhyl Cipi, Fatos Sinani, Zija Ismaili, si dhe ndaj shefes së shërbimit okulistik në QSUT.

Matt Hito, përfaqësuesi ligjor i familjes Alimadhi, ka argumentuar të gjitha pretendimet e familjarëve të 11-vjeçarit, të cilët i akuzojnë mjekët se kanë heshtur, duke mos i thënë të vërtetën prokurorisë. Ata pretendojnë se mjekët falsifikuan dhe manipuluan aktet juridike shkencore-klinike të bëra me qëllim për të mbuluar të vërtetën, duke iu referuar kështu raportit të ekspertizës mjeko-ligjore, dosja e të cilit është mbyllur vetëm 7 qershor të 2013-ës.

Pikërisht për këtë arsye, ata kërkojnë që rastit të vdekjes së djalit të tyre, ti bëhet një ekspertizë ndërkombëtare, pasi vetëm kështu do të dilte në dritë se çfarë ndodhi në të ëvrtetë në sallën e operacionit të okulistikës, ku me datë 8 nëntor të 2012-ës, humbi jetën djali i tyre. 11-vjeçari ishte hera e tretë që futej në sallën e operacionit, dhe do të bënte nëj ndrëhyrje estetike, pasi e kishte qepallën e syrit të ngjitur. Familjarët ishin garanatuar se ishte një operacion rutinë, por në të ëvrtetë rezultoi fatal. Gjatë ndërhyrjes i mituri pësoi hiperetermi malinje, një komplikacion shumë i rrallë, ndërsa u aludua shumë se nëse nuk do të mungonte dantroleni, ndoshta 11-vvjeçari mund të ishte shpëtuar.


Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik