TIRANE- Zhvillime të reja pati dje në gjyqin ndaj 20-vjeçarit që akuzohet se vrau një grua për një varëse, kur e motra e autorit të dyshuar thuajse e kapi për fyti prokurorin, ndërsa avokati mbrojtës kërkoi riekspertizë të njërës prej provave të gjetura në vendngjarje. Kështu, seanca e djeshme ndaj të pandehurit Aldo Hoxha, i akuzuar për vrasjen me thikë të shtetases Fatbardha Tafa është shoqëruar nga debate dhe incidente. Në momentin që trupi gjykues vendosi ndërprerjen dhe shtyrjen e vendimit për në datën 27 nëntor, për shkak se avokati ka kërkuar kohë për mbrojtjen, ka qenë motra e të pandehurit, e cila është shkëputur nga familjarët dhe ka sulmuar me çantë prokurorin e çështjes Endrit Bimi, duke e akuzuar atë se është personi përgjegjës që ka lënë vëllain e saj në qeli. “A ke zemër ti, a të zë gjumi natën”-mësohet t’ i ketë thënë ajo prokurorit, ndërsa edhe nëna e Hoxhës ka marrë pjesë në këtë përplasje.
Pas këtij incidenti janë përfshirë në debate edhe i pandehuri Aldo Hoxha, që akuzonte prapa hekurave, si dhe nëna e tij. Prokurori i çështjes, Bimi nuk ka bërë asnjë reagim, ndërsa forcat e policisë kanë ndërhyrë duke e larguar motrën jashtë ambienteve të gjykatës. Ende nuk dihet nëse do të vendoset mbrojtje ndaj prokurorit Endrit Bimi. Veprimin e motrës së të pandehurit Aldo Hoxha e ka kritikuar edhe avokati i tij, Saimir Visha. Ndërkaq, në seancën e djeshme, avokati i Hoxhës, Visha kërkoi që t'i bëhet ekspertiza e kapeles e gjetur në vendngjarje dhe të matet, për të vërtetuar nëse i përshtatet apo jo parametrit të kokës së të akuzuarit, kërkesë që trupi gjykues e ka rrëzuar. Pas këtij vendimi, avokati kërkoi shtyrjen e seancës për shkak se i duhej kohë për mbrojtjen.
Në seancën e datës 23 tetor, prokurori Endrit Bimi kërkoi burg përjetë për 20-vjeçarin Hoxha. Sipas prokurorisë, ekzistojnë të gjitha provat që Hoxha të shpallet fajtor për vrasje dhe të dënohet me burg përjetë. Sipas organit të akuzës, Aldo Hoxha kishte shenja në trup, pasi fëmijët që e shoqëronin viktimën në momentin e ngjarjes, e goditën me patina, në përpjekje për të mbrojtur nënën e tyre. Prokuroria nënvizon se Hoxha tentoi t’i fshihej policisë, pasi në momentin e arrestimit ai u gjet poshtë krevatit në shtëpinë e dajës së tij. Prova që prokuroria pretendon se i ka, janë edhe hematomat në trupin e Hoxhës dhe shenjat e gjakut. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse mohon akuzat me pretendimin se i pandehuri nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, në kohën që është kryer vrasja, por ka qenë në një dasmë. Mbi Aldo Hoxhën rëndojnë akuzat e “vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “plagosjes së lehtë me dashje”, në dëm të Lumturie Gjanës, motrës së viktimës Fatbardha Tafa, në tentativën për t’i marrë një varëse.
Shkrimi u publikua sot (21.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com