Familja e ish-ministrit kosovar
Krasniqi: Qeveria të rrëfejë vrasësit

Familja e ish-ministrit kosovar<br />Krasniqi: Qeveria të rrëfejë vrasësit
TIRANE - Shteti shqiptar i di autorët e vrasjes së Ahmet Krasniqit në atentatin e 21 shtatorit në vitin 1998, ndaj s’duhet të heshtë! - Me këtë apel, familjarë e të afërm të ish-Ministrit kosovar të Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit i janë drejtuar Tiranës zyrtare gjatë ceremonisë përkujtimore në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta të Krasniqit. 

Në një ceremoni private në varrezat e Sharrës, ku ceremoniali dhe zyrtarë të shtetit shqiptar tarë munguan krejtësisht, familja Krasniqi përkujtoi 21 shtatorin e vitit 1998, ku Ahmet Krasniqi dhe gazetari Afrim Uka u vranë në Tiranë.

Me vendosjen e kurorave me lule tek varri i luftëtarit të UÇK-s dhe ish-Ministrit të Mbrojtjes, familjarët njëkohësisht kërkuan që Tirana zyrtare në përvjetorin e ardhshëm të angazhohet që trupi i heroit, nga varrezat e Sharrës, të prehet në Kosovë me një ceremony zyrtare.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania